Banner

Zhvillohet sesioni i prezantimit të Udhëzuesit për Auditimin e Ndjeshëm Gjinor UN Women Albania – KLSH

Kryefaqja » Uncategorized » Zhvillohet sesioni i prezantimit të Udhëzuesit për Auditimin e Ndjeshëm Gjinor UN Women Albania – KLSH
Kryetari

Në datën 12 qershor 2025 u zhvillua sesioni i prezantimit të Udhëzuesit për Auditimin e Ndjeshëm Gjinor përgatitur nga UN Women Albania. Ky udhëzues vjen si rezultat i punës së përbashkët me KLSH në vijim të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të ndërsjellë dhe hartimit të planit të punës së përbashkët mbi aktivitetet që do të zhvillohen në të ardhmen.

Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë takim morën pjesë auditues dhe përfaqësues nga departamente dhe drejtori të ndryshme me qëllim njohjen dhe diskutimin në një shkallë më të gjerë mbi udhëzuesin praktik, i cili dhe pse kryesisht është i fokusuar në auditimet e performancës, do të mund të shërbejë gjithashtu, si dokument pune, edhe për llojet e tjera të auditimit për të mundësuar kështu integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha proceset e auditimit publik.

Ky udhëzues do të shërbejë në zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve duke nxitur shkëmbimin e njohurive për të vlerësuar në mënyrën e duhur pabarazinë gjinore dhe për të promovuar dhe rekomanduar ofrmin e shërbimeve të duhura nëpërmjet auditimeve specifike gjinore, jo vetëm në nivel kombëtar, por dhe më gjerë.

Takimi prezantues gjatë të cilit u paraqit një ekspoze e të gjithë përmbajtjes së çështjeve kryesore të trajtuara në këtë udhëzues, nxiti diskutime dhe debate mbi të gjitha fazat e procesit të auditimit, identifikimin e rasteve të pabarazisë gjinore, rolin e KLSH-së në integrimin e kësaj perspektive në procesin e auditimit dhe përfshirjen e perspektivës gjinore në auditimin e performancës.


E-mail zyrtar