23.05.2018
I nderuar z. Kryetar i Komisionit!
Të nderuar Anëtarë!
Më së pari ju falenderojmë në emër të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Dept. të Auditimit të Performancës në KLSH për interesin Tuaj ndaj punës audituese së bërë mbi Kostimin e Shërbimit Spitalor në vendin tonë. Kjo dëgjesë vjen në një moment kritik për punën e dept. të performancës, si një dept. i ri brenda KLSh-së, me një moshë vetëm 6-vjeçare dhe i mandatuar nga Kuvendi për kryerjen e auditimeve të tilla, shumë të përhapura në botën e zhvilluar, vetëm 4 vjet më parë me Ligjin e Ri Institucional 154/2014. Në strategjinë e zhvillimit institucional 2013-2017, aktiviteti i këtij dept. u konceptua si vital për zhvillimin dhe modernizimin e KLSh-së dhe testi i vërtetë i punës sonë është impakti tek qytetarët, Kuvendi, Qeveria dhe palët e tjera të interesit.
Auditimi i Kostimit të Shërbimit Spitalor u programua dhe u realizua në 6-mujorin e dytë të vitit 2017. Çështjet sociale të cilat na sinjalizuan dhe kërkuam t’i adresonim fillimisht përmes këtij auditimi ishin:
-Procedurat e zgjatura dhe me shumë hallka në sistemin e referimit për pacientët;
-Pakënaqësia e pacientëve për cilësinë e dobët të shërbimeve shëndetësore;
-Financimi i ulët i sistemit shëndetësor; dhe
-Rritja e kostove të shërbimeve si rezultat i mungesës së protokolleve mjekësore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Për të kuptuar më mirë kontekstin e kësaj problematike sociale, grupi auditues shpenzoi rreth dy muaj për të planifikuar fokusin dhe objektivin e auditimit, periudhën kohore dhe subjektet nën auditim, teknikat audituese, etj. Në programin e auditimit që finalizoi fazën studimore të auditimit dhe u miratua nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit me nr. protokolli 637/6 dhe dt. 06/10/2017 u vendos që:
1. Subjektet nën auditim do të ishin:
– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, e cila ka për mision hartimin e politikave shëndetësore në shkallë vendi.
– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
– Qendra Spitalore Universitare, Tiranë, si institucioni shëndetësor më i madh në vend, duke u klasifikuar si qendër shëndetësore terciare.
– Spitali Rajonal Shkodër dhe Spitali Rajonal Vlorë, të cilat ofrojnë kujdes shëndetësor me anë të poliklinikave të specialiteteve, shërbimit të urgjencës, laboratorit klinik-biokimik dhe bakteriologjik dhe me shërbimin me shtretër.
2.Periudha nën auditim do të ishte: 01.01.2014-30.06.2017, ndonëse në disa raste janë përdorur edhe të dhëna përpara kësaj periudhe për të kuptuar dinamikat zhvillimore.
3.Fokusi dhe objektivi i auditimit do të ishin: ekonomiciteti dhe eficiensae ofrimit të shërbimit spitalor, si dy dimensione të performancës që lidhen direkt me koston dhe cilësinë e këtij shërbimi.
4.Teknikat audituese që do të përdoreshin ishin:
-Rishikim dhe vlerësimi i dokumentacionit arkivor të grumbulluar gjatë fazës studimore dhe asaj të terrenit.
-Komunikim me drejtuesit dhe specialistët e subjekteve nën auditim, përmes intervistave gjysëm të strukturuara.
-Pyetësor me pyetje të mbyllura për përfituesit e shërbimit.
-Kryqëzim analitik i të dhënave për të testuar mjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e tyre.
-Benchmarking me praktika të tjera të mira (rasti Çek).
-Analizë sasiore dhe cilësore e të dhënave të mbledhura gjatë auditimit për të gjeneruar konkluzione e rekomandime.
-Analizë cilësore e implementimit të politikave në fushën e shëndetësisë në Shqipëri.
-Kritere të politikës, ku u përfshinë kryesisht Strategjitë e zhvillimit në fushën e shëndetësisë për periudhën objekt auditimi;
-Kritere të monitorimit dhe raportimit ku u konsultuan raporte dhe studime nga subjektet në auditim, vetë KLSh nga auditimet e mëparshme apo në proces dhe palë të tjera interesi;
-Kritere teknike, ku u fokusuam më së shumti në bazën ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e shëndetësisë; dhe
-Kritere të tjera, ku konsultuam praktika të mira të vëna në jetë nga vende të ngjashme në fushën e shëndetësisë dhe ku përzgjodhëm rastin Çek.
A realizohet siç duhet kostifikimi i shërbimit shëndetësor/spitalor? të cilën e detajuam për ta shterruar në dy nënpyetje të tjera madhore:
-A ekzistojnë paketa/protokolle spitalore/shëndetësore në përputhje me praktikat e mira?
-A gjurmohet efektivisht shërbimi spitalor/shëndetësor nga institucionet përkatëse?
Në përfundim të fazës analitike të auditimit, grupi auditues hartoi projekt-raportin i cili iu përcoll zyrtarisht subjekteve nën auditim për të gjeneruar komentet, vërejtjet, observacionet apo shprehur dakordësinë nga ana e tyre. Në respektim të afatit 1-mujor të observacioneve, Spitali Rajonal Shkodër përcolli observacionin me shkresën nr. prot 2559, dt 05.12.2017, duke shprehur dakordësinë e plotë me gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e KLSH-së. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, FSDKSH, QSUT dhe Spitali Rajonal Vlorë nuk përcollën observacione, duke pranuar në heshtje projekt-raportin auditues.
Në përputhje me Rregulloren e Brendshme të Procedurave Audituese u procedua me hartimin e raportit përfundimtar auditues dhe me Kontrollin e Cilësisë së Dosjes dhe Punës Audituese nga strukturat përkatëse brenda KLSH-së. Pasi u mor konfirmimi pozitiv për punën e kryer, Kryetari i KLSH doli me Vendimin nr. 204, dt. 29.12.2017 për auditimin e performancës mbi “Kostimin e Shërbimit Spitalor”
Mesazhi kryesor i auditimit, dhënë si përgjigje ndaj pyetjes kryesore së formuluar është:
| Sistemi aktual i vlerësimit të kostove për shërbimet spitalore gjeneron shpenzime të tepërta, duke mos reflektuar kostot e vërteta. Ky sistem orienton kërkesat e institucioneve shëndetësore spitalore drejt vlerësimit të shpenzimeve sipas buxheteve historike dhe jo sipas kostove mbështetur në protokolle shëndetësore, analizave statistikore dhe projektimeve realiste për të ardhmen. Mungesa e specialiteteve pranë shërbimeve në spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe mungesa e performancës së shërbimit parësor ka shpënë në përqendrimin e pacientëve në qendrën më të madhe universitare në vend, QSUT, duke rritur ineficiesën e këtij institucioni dhe të krejt sistemit në përgjithësi. Implementimi i paketave shëndetësore përbën një nismë të mirë për miratimin e protokolleve për këto paketa, por mënyra e vlerësimit financiar të tyre bie ndesh me ligjin e prokurimeve publike, duke rritur kostot e këtyre shërbimeve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me Fondin edhe QSUT të angazhohen në hartimin dhe implementimin e protokolleve klinike për të gjitha shërbimet spitalore, duke pasur si orientim modelin DRG dhe klasifikimin më të fundit ndërkombëtar të sëmundjeve ICD-10. Riorganizimi i hartës së spitaleve mbi bazën e treguesve të performancës së shërbimit spitalor përbën një kusht të nevojshëm dhe të domosdoshëm për uljen e kostove të tepërta për sistemin shëndetësor. |
Lidhur me pyetjen: “A ekzistojnë paketa/protokolle spitalore/shëndetësore në përputhje me praktikat e mira?”, grupi i auditimit arriti në konkluzionin se:
1. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka zbatuar nenin 4, pika 4 të Ligjit nr.10107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, për hartimin/përditësimin dhe miratimin e protokolleve mjekësore për të gjitha shërbimet shëndetësore.
2. Protokollet e mjekimit dhe procedurat standarde të punës nuk ekzistojnë akoma zyrtarisht në shërbimet spitalore, duke rritur keqpërdorimin dhe abuzimin në barna dhe materiale mjekësore, si dhe mungesën e evidentimin të përgjegjësive të stafit mjekësor për trajtimin e pacientëve jo sipas protokolleve klinike të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Duke mbajtur në konsideratë se hartimi dhe zbatimi i protokolleve klinike në sistemin shëndetësor duhet të jetë një parakusht i domosdoshëm për institucionet shëndetësore spitalore që të kontraktojnë me paguesin e vetëm publik FSDKSH-në, sipas metodave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, u gjeneruan këto rekomandime:
Lidhur me pyetjen: “A janë të akredituara institucionet shëndetësore?”, grupi i auditimit arriti në konkluzionin se:
1. Asnjë nga institucionet e marra nën auditim nuk janë të akredituara, në shkelje të Ligjit nr.10107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së nr. 315, datë 23.3.2011 “Për përcaktimin e rregullave dhe për mënyrën e realizimit të procesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore”
Duke mbajtur parasysh se nëpërmjet akreditimit garantohet një kujdes shëndetësor cilësor dhe i sigurtë, sipas standardeve të cilësisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, pra certifikohet “produkti” që këto institucione ofrojnë, grupi i auditimit rekomandoi:
1. Të gjitha subjektet e përfshira në auditim të fillojnë dhe përfundojnë procesin e akredimit konform Ligjit dhe akteve nënligjore.
Menjëherë
Në pyetjen: “A janë në përputhje paketat ekzistuese me praktikat e mira?”, grupi i auditimit konstatoi se:
Rekomandimet kryesore të kësaj pyetjeje janë:
1. FSDKSH të shqyrtojë mundësinë e aplikimit të procedurës së prokurimeve publike për paketat shëndetësore që ofrohen nga institucionet jopublike. Kjo do të kërkonte ndryshimet apo amendimet përkatëse të Ligjit dhe akteve nënligjore të tij.
Menjëherë
Për pyetjen “A gjurmohet efektivisht shërbimi spitalor/shëndetësor nga institucionet përkatëse?” u arrit në konkluzionin se:
1. Spitalet rajonale, përgjithësisht nuk kanë sektor të auditit. Spitali Rajonal Vlorë dhe Shkodër kanë vetëm një specialist të certifikuar për auditin e brendshëm, por kjo strukturë nuk është plotësuar në përputhje me VKM nr. 83, datë 3.2.2016, “Për miratimin e kritereve të krijimit të njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik”, ku çdo njësi publike që plotëson kriteret e përcaktuara në VKM duhet të ngrejë njësinë e auditimit të brendshëm, e cila duhet të përbëhet nga jo më pak se 3 (tre) punonjës, përfshirë dhe drejtuesin e njësisë.
Rekomandimi i dhënë në këtë rast ishte:
1.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të krijojë pranë Spitalit Rajonal Shkodër dhe Vlorë njësinë e auditit të brendshëm, në zbatim të VKM nr. 83, datë 3.2.2016.
Sa më shpejt
Për çështjen “A ndiqet zbatimi rigoroz procedurial i protokollit shëndetësor nga blerësi unik (FSDKSH)?” konkluzionet ishin:
1.Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor nuk ka kryer kontrolle mbi verifikimin e protokolleve dhe procedurave klinike të paketave shëndetësore, duke ushtruar kontroll formal të respektimit të kontratës dhe jo kontroll të respektimit të parametrave mjekësorë të protokolleve dhe procedurave klinike.
2.Protokollet klinike aktuale që zbatohen në paketat shëndetësore, nuk kanë parashikuar dhe përcaktuar rastet kur duhet kaluar nga paketa e parë në paketën e dytë ose të tretë. P.sh. nuk janë përcaktuar kriteret se kur ku pacienti që përfiton paketën e Angiografisë Koronare, ka nevojë edhe për përfitimin e paketës së ByPassit Koronar dhe/ose të paketës tjetër të Interventit Valvular.
3. DSHSUKS nuk ka zbatuar nenin 5, pika 3 dhe nenin 10, pikat 4 dhe 10 të kontratës me QSUT dhe spitalet universitare, duke mos ushtruar asnjë kontroll pranë këtyre spitaleve për pjesën e buxhetit që financohet nga FSDKSH.
4. DSHSUKS nuk ka hartuar regjistrin e riskut dhe nuk ka caktuar koordinator të riskut. Kjo në kundërshtim me Ligjin Nr.10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, nenet 16 dhe 21.
Për sa më lart, grupi i auditimit rekomandoi:
Lidhur me pyetjen: “A ekziston sistemi i feedback-ut për përmirësimin e ofrimit të shërbimit shëndetësor?”, grupi i auditimit, pasi realizoi edhe një pyetësor me pacientë të QSUT-së (në kushtet kur vetë QSUT nuk kishte realizuar pyetësorë për cilësinë e shërbimit që ofron), arriti në konkluzionin se:
1. Drejtuesit e spitaleve publike kanë të dhëna të mjaftueshme për të planifikuar siç duhet shpenzimet për shërbimet që ofrojnë. Ata duhet t’i trajtojnë qendrat e kostos me prioritet, të krijojnë një databazë të besueshme për nxjerrjen e kostove dhe të krahasohen me spitalet e tjera për të përmirësuar menaxhimin e kostove.
2. Pacientët janë përgjithësisht të kënaqur nga cilësia e shërbimit që iu ofrohet në QSUT.
3. Autonomia spitalore është një hap i rëndësishëm në drejtim të menaxhimit të financave, të menaxhimit të burimeve njerëzore, të menaxhimit të shërbimeve të domosdoshme dhe ofrimit të tyre me kosto sa më të ulët duke patur impakt mbi rritjen e cilësisë së shërbimeve spitalore ndaj pacientit. Pranë spitaleve rajonale nuk funksionon këshilli i administrimit si organi më i lartë për garantimin e kësaj autonomie spitalore.
Rekomandimet e kësaj çështjeje u fokusuan tek a) ngritja e këshillave të administrimit sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9106, datë 17.07.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” dhe b) miratimin e rregulloreve të reja sipas legjislacionit në fuqi.
Pyetja e fundit që adresoi grupi i punës në këtë auditim ishte: “A i shërben sistemi informatik e-health kostifikimit optimal të shërbimit shëndetësor?” Theksojmë se kësaj pyetjeje iu kushtua një auditim i veçantë që po kryhet aktualisht nga dept. i auditimit të performancës në KLSH: “Receta elektronike dhe nënshkrimi elektronik”. Konkluzionet kryesore ishin:
Së fundmi, përgjatë gjithë kryerjes së auditimit theksojmë se bashkëpunimi me subjektet e përfshira nën auditim ishte konform ligjit, profesional dhe korrekt.
Duke Ju falenderuar sërish për kohën dhe vëmendjen e kushtuar, jemi të hapur për të diskutuar çështje të cilat Ju si Komision i gjykoni të vlefshme dhe që i përkasin fokusit të këtij auditimi dhe metodave të përdorura për të arritur në konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse.
Mbi sa më sipër gjeni në faqen web të parlamentit