Madrid, 19-20 maj 2026
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) merr pjesë në konferencën për Sesionin e Pranverës 2026, të grupit të punës për Auditimin Mjedisor të EUROSAI-t (E-ẂGEA), i cili është një nga forumet kryesore për bashkëpunim teknik midis SAI-ve Evropiane mbi auditimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë. Takimi u organizua nga Gjykata Spanjolle e Auditorëve në Madrid, së bashku me Institucionin Suprem të Auditimit të Polonisë, i cili drejtoi grupin e punës për auditimin mjedisor të EUROSAI-t, ku pjesëmarrja ishte ndërkombëtare me prezencë të më shumë se 50 ekspertëve nga 25 vende të ndryshme. Gjatë takimit tre ditor në datat 19 -21 Maj 2026, u diskutua mbi teknologjitë e reja që po transformojnë auditimin publik mjedisor.
Qëllimi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i eksperiencave për të dhënat gjeohapsinore dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në auditimet mjedisore, duke analizuar potencialin e mjeteve si vëzhgimi satelitor, dronët dhe inteligjenca artificiale, me qëllim forcimin e auditimit të politikave që lidhen me qëndrueshmërinë, ndryshimet klimatike, biodiversitetin dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Gjatë seancave studimore, përfaqësuesit e Institucioneve Supreme Evropiane të Auditimit, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), Gjykata Evropiane e Auditorëve, INTOSAI ẂGEA dhe institucione të tjera ndërkombëtare, së bashku me Zyrën për Luftimin e Ndryshimeve Klimatike të Ministrisë për Tranzicionin Ekologjik dhe Sfidën Demografike, ndanë përvoja mbi përdorimin e të dhënave gjeohapësinore, inteligjencës artificiale dhe metodologjive të reja të aplikuara në auditimin mjedisor me raste konkrete auditimesh.
Sesioni Pranveror E-ẂGEA 2026, ofroi një forum bashkëpunimi teknik dhe shkëmbimi të praktikave më të mira midis Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) në rajonin EUROSAI për të përparuar drejt auditimeve publike më inovative dhe të pajisura më mirë, për t’u përballur me sfidat gjithnjë e më komplekse mjedisore. Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua në këtë aktivitet nga Kryaudituesit z. Jonild Hoxhaj dhe z. Aldo Kume.