Njoftime

KLSH merr pjesë në takimin e XII të EUROSAI - IT Working Group në Talin të Estonisë

14.04.2018

Takimi i XII i EUROSAI IT Working Group u zhvilluar në datat 11,12 dhe 13 Prill 2018 në Talin të Estoni-së, i cili kryesohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë. EUROSAI-ITWG është një nga grupet e punës më të mëdha të EUROSAI-t. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga 36 SAI-e anëtare të EUROSAI. Në këtë takim të rëndësishëm morën pjesë dhe përfaqësues nga GAO e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë pjesë e INTOSAI Working Group on IT Audit. EUROSAI-ITWG ka si qëllim të nxisë Institucionet Supreme të Audimit të Europës që së bashku të eksplorojnë ndikimet strategjike që vijnë si rezultat i zhvillimeve në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), si në fushën e auditimit dhe në përdorimin e IT-së në administrimin institucional të SAI-ve. Në këtë takim KLSH përfaqësua nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit Z. Azmi Stringa dhe audituesit Z. Alfred Leskaj, Z. Ilir Hilaj dhe Z. Aldo Kita.
Në datën 11 Prill 2018 u zhvillua seminari me temë “Control Environment: e-Estonia” organizuar nga SAI i Estonisë. Pjesëmarrësit në këtë seminar vizituan Ekspozitën e- Estonia ku u njohën me zhvillimet kryesore të Estonisë në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike.

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit mësuan për mekanizmat bazë të përdorura për digjitalizimin e shoqërisë, politikat dhe sfidat kryesore, si dhe shërbimet publike të ofruara nëpërmjet platformave elektronike në Estoni. Ekspozita e-Estonia ka mirëpritur ndër vite delegacione të niveleve të larta nga vende të ndryshme, për t’u njohur me konceptin e-Estonia dhe suksesin e këtij vendi në këtë fushë. Nëpërmjet përdorimit të gjerë të teknologjive të informacionit dhe digjitalizimit në shërbimet publike, Estonia kursen nga 2% - 6% të PBB-së në vit.

Në vijim të seminarit, u bë një prezantim nga menaxheri i domain-it të Autoritetit të Sistemeve të Informacionit të Estonisë Z. Hannes Kiivet, i cili paraqiti përpara pjesëmarrësve mënyrën e ndërtimit dhe organizimit të infrastrukturës IT të shtetit Estonez, i cilësuar si një nga shtetet lider në Europë për sa i përket shkallës së lartë të penetrimit të Teknologjisë së Informacionit për shërbimet publike. Në vijim, fjalën e mori përfaqësuesja e SAI-t të Letonisë, e cila ndau eksperiencën e SAI-t të Letonisë në fushën e auditimit IT dhe vuri theksin e veçantë në nevojën për përdorimin në mënyrë sa më efiçente të informacionit të ruajtur për përmirësimin e shërbimeve të digjitalizuara për administratën publike.

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Kibernetike pranë Autoritetit të Sistemeve të Informacionit të Estonisë parashtroi nevojën e shtrirjes dhe zhvillimit të IT, si dhe rritjen e sigurisë së të dhënave gjatë përdorimit të platformave digjitale. Në prezantimin e tij, theksi u vu mbi sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave në platformat elektronike dhe sistemet e informacionit në institucionet publike. Ai u shpreh se Siguria Kibernetike po i tejkalon kufijtë e çështjeve teknike dhe po transformohet gati në çështje politike, duke pasur parasysh dhe zgjerimin e përdorimit të sistemeve të informacionit. Diskutimi i tij u fokusua në rëndësinë e zhvillimit dhe përdorimit të sistemeve të informacionit për të rritur efiçencën dhe efektivitetin e shërbimeve publike  ndaj qytetareve. Përmes rasteve konkrete dhe shembujve u paraqiten rekomandimet dhe opinionet e dhëna nga SAI Estonez në lidhje me rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e të dhënave të e-Estonia. Gjithashtu në seminar u nënvizua dhe mundësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis vendeve të ndryshme me qëllim ofrimin e shërbimeve ndaj qytetareve edhe jashtë kufijve zyrtarë të një shteti, ku si model i suksesshëm u paraqitë shkëmbimi i dhënave elektronike midis Estonisë dhe Finlandës, në fushën e shëndetësisë dhe kryesisht atë të recetën elektronike mjekësore.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia që ka për qeveritë që kërkojnë të aplikojnë qeverisjen elektronike e-GOV, hartimi dhe zbatimi i një bazë ligjore që rregullon përdorimin e IT në shërbimet publike, duke u siguruar që korniza ligjore të jetë në një hap me zhvillimet në këtë sektor. Ky diskutim u ndoq me shumë interes dhe vëmendje nga përfaqësuesit e KLSH pasi dhe Shqipëria ka një platform shërbimesh digjitale e-Albania. Evidentimi i risqeve në aplikimin e e-Lituanisë dhe e-Estonisë dhe rolin që SAI-t e këtyre vendeve luajnë në miradministrimin e tyre, parashtron para KLSH rëndësinë e zgjerimit të auditimeve IT në planin afatmesëm, në gjithë spektrin e-Albania dhe më gjerë, me një preriodicitet nga 2-4 vjet, referuar praktikave më të mira.

Në ditën e dytë takimi nisi me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të SAI-t Estonez Z. Janar Holm, i cili uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë që takimi i XII i EUROSAI-ITWG u zhvillua në kryeqytetin Estonez, Talin, i njohur në Bashkimin Evropian si “smart city”, qyteti pararojë në aplikimin e qeverisjes elektronike në Europë. Ai bëri një pasqyrim të gjerë të përdorimit të teknologjisë IT dhe auditimit të saj në Estoni.

Pas fjalës përshëndetëse të Kryetarit të SAI-t Estonez, fjalën e mori Z. Pawel Banas përfaqësues i SAI-t Polak, i cili ishte dhe organizatori i këtij takimi. Në fjalën e tij Z. Banas referoi modulin CUBE për auditimet, duke e demonstruar atë dhe me shembuj konkretë të raporteve të auditimit nga SAI Belg dhe SAI Gjerman. CUBE (Control Space for e-Government) është një modul i dizenjuar nga SAI-t pjesëtarë të EUROSAI - IT Working Group, për të thjeshtuar dhe konsoliduar auditimin IT. Synimi i këtij moduli është që të kthehet në një bazë të dhënash inteligjente për raportet e auditimit, prej të cilit mund të aksesohen lehtësisht auditimet e qeverisjes elektronike e-GOV. Z. Banas shprehu gatishmërinë për ndihmesë dhe asistencë të plotë për të gjithë SAI-t që kërkojnë të nxisin përdorimin e IT-së në auditime, siç është dhe përdorimi i CUBE. Në vijim përfaqësuesit në takim u përfshinë në zhvillimin e ushtrimeve praktike për përdorimin këtij moduli.

Përfaqësuesit e SAI-ve Belge dhe Holandeze ndanë me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre në lidhje me auditimet paralele të zhvilluara në fushën IT. Në veçanti SAI Belg prezantoi rezultatet e auditimit paralel në fushën e auditimit të mbrojtjes së të dhënave dhe ndau me pjesëmarrësit disa nga mësimet e nxjerra nga ky auditim. Në përfundim të ditës së dytë, nën kujdesin e Kryetarit të SAI-t Estonez Z. Janar Holm, pjesëmarrësit në këtë takim zhvilluan një vizitë në Universitetit TTU në Talin për t’u njohur me disa nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë së informacionit.

 

Në ditën e tretë takimi nisi me fjalën përshëndetëse të Presidentit të SAI-t Polak, Z. Krzysztof Kwiatkowski. Ai ndër të tjera shprehu falënderimin për vendet pjesëmarrëse në këtë takim si dhe për vendin pritës, Estoni. Në cilësinë e Presidentit të NIK-ut Polak, si drejtues i EUROSAI-ITWG, ai gjeti rastin të njoftoj pjesëmarrësit se ky grup u zgjerua edhe me 4 shtete, Armeninë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Azerbajxhanin. Ai renditi sfidat e drejtimit të këtij grupi, për EUROSAI-n, nën shembullin e grupit të punës të INTOSAI-t. Në fjalën e tij ai përfitoi nga rasti të falënderojë KLSH-në, që u bë SAI pilot në impementimin e Active Handbook të Auditimit IT. Z. Kwiatkowski i drejtoi një falenderim të veçantë GAO-s së SHBA-së të përfaqesuar në takim, në cilësinë e anëtarit të grupit të punës së INTOSAI-t.

Më pas përfaqësuesi i NIK-ut Polak, Z. Pawel Banas, bëri një prezantim të detajuar të projektit për përdorimin pilot të “IT Active Handbook”, zhvilluar si pjesë e binjakëzimit midis SAI-t Polak NIK dhe KLSH-së. Ky projekt është asistuar nga ekspert të EUROSAI-ITWG nga Polonia, Portuglia dhe Estonia, vend pritës i këtij takimi. IT Active Handbook është ndërtuar bazuar në INTOSAI IT Audit Handbook. Në bazë të kësaj eksperience të suksesshme, pjesë e projektit të binjakëzimit ndërmjet KLSH dhe SAI-t Polak, modulet e testuara të Active IT Audit Handbook mund të aksesohen në faqen e internetit të EUROSAI-ITWG dhe përdoren nga pjestarët e EUROSAI në auditimet IT që zhvillojnë.

Në vijim, Z. Bernhard Hamberger, përfaqësues i SAI-t të Zvicrës, që ka drejtimin e nën-grupit të punës përgjegjës për zhvillimin e ITSA (IT Self Assessment) dhe ITASA (IT Audit Self Assessment), bëri një prezantim në lidhje me rëndësinë e zhvillimit nga SAI-t të vetëvlerësimeve periodike në lidhje me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe auditimin e saj. ITSA është një instrument i qeverisjes IT të SAI-ve që ka si qëllim vlerësimin e cilësisë së mbështetjes që IT ofron në veprimtarinë e institucionit. Vetëvlerësimi IT i SAI-t drejtohet nga një moderator i cili vjen nga SAI i një vendi tjetër. Në përfundim rezultatet e vetëvlerësimit IT i prezantohen drejtuesit të SAI-t si së bashku me rekomandimet përkatëse.

Vetëvlerësimi i auditimit IT (ITASA), i cili zhvillohet në mënyrë të ngjashme si ITSA, ka si qëllim vlerësimin e funksioneve të auditimit IT në një SAI si dhe përputhshmërinë e SAI-t me standardet e zbatueshme ISSAI. Z. Hamberger gjeti rastin të theksoi që çdo SAI i interesuar për të zhvilluar vetëvlerësimet IT(A)SA mund të kontaktoj për asistencë me SAI-n Zvicerian. Znj. Magdalena Cordero, përfaqësuese e ECA (Gjykata Europiane e Audituesve), gjeti rastin të inkurajoi SAI-t të kryejnë këto vetëvlerësime. Sipas ekspertëve të EUROSAI-ITWG vetëvlerësimet IT(A)SA duhet të kryhen periodikisht çdo 2-4 vjet.

Në vijim të ditës e tretë, u prezantua nga përfaqësuesit e SAI-t Çek projekti për krijimin e referencave për shkëmbimin e informacionit si dhe nga përfaqësuesit e SAI-t Francez eksperienca e këtij vendi në lidhje me Open Data (për të dhënat e institucioneve publike) nga këndvështrimi i këtij institucioni. Drejtuesi i auditimeve IT në SAI-n Estonez theksoi se zhvillimet në IT do të ndryshojnë mënyrën se si auditohet. Si rrjedhojë kërkohet trajnim dhe edukim i vazhdueshëm i audituesve në lidhje me përdorimin dhe auditimin e IT. Në përfundim të kësaj dite, përfaqësuesit e SAI-ve të reja anëtare të EUROSAI-ITWG bënë një prezantim të institucioneve të tyre.

Në fjalën përmbledhëse të takimit, Z. Piotr Prokopczyk, moderator i takimit dhe përfaqësues i NIK-ut Polak, njoftoj se takimi i radhës i EUROSAI-t ITWG do të zhvillohet në muajin Prill 2018 në Maltë. Gjithashtu ai informoi që në kongresin e radhës të EUROSAI-t, që do të zhvillohet në Republikën Çeke në 2020, do të propozohet që drejtimin e EUROSAI-ITWG ta marrë SAI i Estonisë.