Njoftime

KLSH si institucioni më i besueshëm për kontrollin ndaj qeverisë

18.04.2018

Më 16 mars 2018, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor 2017.

Ky sondazh është realizuar për të 5-tin vit radhazi. Nga raportimi rreth këtij sondazhi, u konkludua se pavarësisht se perceptimi i qytetarëve për insitucionet publike, si të korruptuara, mbetet në nivele të larta, ka një përmirësim nga viti në vit.

Për vitin 2017, gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë: Forcat e Armatosura (63%), Institucionet e Arsimit Publik (63%), Institucionet e Shëndetit Publik (53%) dhe Policia e Shtetit (53%). Prokuroria (22%), Gjykatat (21%) dhe Partitë Politike (21%) rezultojnë të jenë institucionet më pak të besuara. Në lidhje me institucionet e tjera kombëtare, Institucionet Fetare (76%), Organizatat e Shoqërisë Civile (57%) dhe Media (54%) janë më të besuarat.

Kontrolli i Lartë i Shtetit u ka kërkuar organizatorëve që në vitet në vijim, të përfshihet edhe KLSH në listen e institucioneve mbi të cilat mblidhet ky perceptim.

Megjithatë është shumë e rëndësishme të theksohet se KLSH, në këtë studim rezulton në vendin e parë si institucioni më i besueshëm kur bëhet fjalë për ushtrimin e kontrollit ndaj qeverisë. Tabela e mëposhtme për ilustrim. Burimi “IDM Albania”:

brenton 2

Kontrolli i Lartë i Shtetit si institucion kushtetues i pavarur, është tërësisht i dedikuar në luftën kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të parasë publike. Në analizat vjetore të vetë institucionit, parashtrohen çdo vit, arritjet e KLSH në këtë drejtim. KLSH, falenderon të gjithë qytetarët që kanë janë përgjigjur në këtë pyetësor. Në kuadër të udhëzimit të INTOSAIt, ISSAI 12, KLSH është vazhdimisht e angazhuar “… të sjellë ndryshimin në jetën e qytetarëve”.