KLSH kallëzon në Prokurori dy ish regjistrues dhe një ish specialist të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe
20.04.2018
Kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqe 673ha si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 37,468 mijë lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1077/1, datë 23.10.2017, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe, miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit me Vendimin nr.18, datë 27.03.2018 për periudhën Korrik 2014 deri më Shtator 2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për z.I.H dhe A. B ish Regjistrues dhe M.M me detyrë ish specialist hartograf, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:
Në 5 raste që i përkasin ZK 2220, qyteti Koplik kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme sipas AMTP-ve, të cilat rezultojnë të korrigjuara, duke shtuar parcela për rrjedhojë sipërfaqja takuese, është rritur fiktivisht duke përfituar më tepër 25100 m2, në favor të poseduesve të AMTP-ve.
Në 11 raste , ka regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, mbi normën për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 274500 m2, se sipërfaqja takuese e ndarë sipas normës për frymë.
Në 8 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme sipas AMTP-ve, të cilat janë lëshuar për persona që nuk janë përfitues të tokës sipas ligjit, pasi nuk janë brenda juridiksionit që ushtron detyrën Komisioni i Ndarjes së Tokës në Fshat.
Në 4 raste me sipërfaqe totale 9696 m2, kanë regjistruar pasuri në favor të poseduesve të AMTP-ve, ndërkohë që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit: “shesh”, “truall” dhe “kullotë”, pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “tokë bujqësore”, në të gjitha rastet janë lëshuar certifikata pronësie për tokë arë.
Në 11 raste me sipërfaqe totale 139045 m2, kanë kryer veprime në KPP dhe regjistruar sipas AMTP-ve në kushtet kur: Përfituesit e AMTP-ve nuk rezultojnë të kenë qenë subjekte të trajtimit me tokë bujqësore.
Në 2 raste, kanë kryer veprime në KPP për pasurinë e regjistruar sipas AMTP nr. 154 me sipërfaqe 14644 m2, pasi përfituesi i AMTP-së nr.154 e 189, nuk rezulton të ketë qenë subjekt i trajtimit me tokë bujqësore dhe kanë spostuar pronat, duke regjistruar rrugë e sjellë pasoja me probleme sociale.
Në 7 raste, kanë kryer veprime në (KPP) për pasuritë Pyll, kullotë, truall+ndërtesë me sipërfaqe 9064 m2, duke ofruar shërbimin e kërkuar subjektit, pa e hequr më parë kufizimin dhe pa plotësuar kushtin për të cilin ishte vendosur.
Në 8 raste janë regjistruar pasuri me leje legalizimi, pa u përcaktuar marrëdhëniet me truallin, si dhe nuk janë kryer veprimet në KPP për vendosjen e hipotekës ligjore.
Në 1 rast kanë regjistruar leje ndërtimi rikonstruksion objekti, duke regjistruar në pronësi të subjektit E. K, ndërtesë me sipërfaqe 114 m2, rezulton se tjetërsimi i pasurisë shtet është bërë në mungesë të dokumentacionit të fitimit të pronësisë, me detyrim financiar për tu arkëtuar nga subjekti në vlerën 4,617,000 lekë.
Në 643 raste me sipërfaqe totale 610 ha,në ZK 1010 Aliaj, pasuritë janë regjistruar me mungesa të dokumentacionit tekniko ligjor në seksionin (C) të kartelës pronar Shtet dhe në seksionin (E) të kartelës janë regjistruar në posedim me emrat respektivë posedues.
Në 414 raste pasuritë me sipërfaqe totale 145487 m2, në ZK 2220 Koplik janë regjistruar në seksionin (C) të kartelës pronar Shtet dhe në seksionin (E) të kartelës janë regjistruar në posedim me emrat posedues, në mungesë të dokumentacionit tekniko ligjor, për të cilët nuk posedohet dokumentacion në kuptim të nenit 193 të Kodit Civil të RSH.
Në 7 raste që i përkasin ZK 2220, qyteti Koplik, kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi regjistrimi i pasurive është kryer duke tjetërsuar pasuritë truall +ndërtesë , duke kaluar truallin në pronësi të individëve posedues të AMTP-ve, ndërsa pasuritë ndërtesë me sipërfaqe totale 932 m2, janë hequr nga KPP, rezulton vlera 37,746,000 lekë mungesë të ardhura për tu arkëtuar.
-Në 8 raste që i përkasin ZK 2220, qyteti Koplik, kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme dhe lëshuar certifikatë pronësie, për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi regjistrimi i pasurive është kryer duke tjetërsuar pasuritë truall+ndërtesë në pronësi “shtet”, duke kaluar truallin me sipërfaqe totale 1362 m2 në pronësi të individëve posedues të AMTP-ve, ndërsa pasuritë ndërtesë me sipërfaqe totale 932 m2 janë fshirë si pasuri duke u hequr nga KPP.
- Në 3 raste që i përkasin ZK 2220, qyteti Koplik, kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme sipas AMTP-ve: nr. 733; nr. 746; nr. 827, në favor të poseduesve , të cilat rezultojnë të korrigjuara, duke shtuar parcela për rrjedhojë sipërfaqja takuese, është rritur fiktivisht, duke përfituar më tepër në total sipërfaqen 17550 m2.
- Në 18 raste që i përkasin ZK 2220, qyteti Koplik, ka regjistruar pasuritë e paluajtshme sipas AMTP-ve, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi janë regjistruar si tokë bujqësore edhe trualli që përmban AMTP-ja përkatëse dhe regjistruar në favor të poseduesve të AMTP-ve, më tepër sipërfaqe toke prej 4810 m2 dhe kanë lejuar regjistrimin e pasurive të paluajtshme, pasi për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP.
- Në 3 raste, kanë lejuar regjistrimin e pasurive të paluajtshme sipas AMTP-së nr. 920, të cilat janë lëshuar për persona që nuk janë përfitues të tokës, pasi nuk janë brenda juridiksionit që ushtron detyrën Komisioni i ndarjes së tokës në fshat, duke lëshuar certifikatë pronësie për pasuri të paluajtshme sipas AMTP-ve nr. 912 dhe nr. 73 të cilat janë të parregullta dhe nuk mund të shërbejnë si Titull Pronësie.
- Në 2 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme sipas lejeve të legalizimit, duke lëshuar certifikata pronësie për pasuri truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale trualli prej 405 m2 dhe ndërtesa me sipërfaqe totale prej 234 m2, rezulton se regjistrimi i tyre është bërë në mungesë të dokumentit që shërben si Titull pronësie, pasi AMTP-ja e përcaktuar si Titull pronësie, nuk mund të shërbejë si e tillë.
- Në 2 raste, kanë kryer veprime në (KPP) për pasuritë: nr. 282/1, truall me sipërfaqe 415 m2 volum 2, faqe 38, ZK 1010; nr. 204/5, Pyll me sipërfaqe 3000 m2, duke i ofruar shërbimin e kërkuar subjektit në kushtet kur: Për VKKP nr. 143, ish/Agjencia Rajonale e KKP Qarku Shkodër me shkresën nr. 908/29 datë 17.07.2008 është shprehur se nuk ka vendim me të dhënat e kërkuara, bashkëlidhur këtij vendimi nuk ndodhet procesverbal i marrjes në dorëzim të pronës dhe nuk janë bërë verifikimet e elementëve dhe të dhënave të aktit.
Në 6 raste, kanë regjistruar troje me AMTP në ZK 3982 Bajze, ndërsa ndërtesa që pasqyrohet në hartën treguese nuk është hedhur në KPP, gjithashtu kanë regjistruar pasuri pa kërkuar konfirmim nga bashkia, në mungesë të dokumentacionit tekniko ligjor, konkretisht; mungon plan rilevimi, çertifikata e gjendjes familjare datë 01.08.1991 dhe pa konfirmim nëse është subjekt i trajtimit me tokë.
- Kanë regjistruar leje ndërtimi për rikonstruksion objekti, duke regjistruar në pronësi të subjektit pasurinë nr. 2/121-Nd3, ndërtesë me sipërfaqe 114 m2 v. 3, faqe 29, lëshuar certifikatë pronësie, nga ku rezulton se tjetërsimi i pasurisë shtet është bërë në mungesë të dokumentacionit të fitimit të pronësisë, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën prej 5,105,000 lekë.
KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 3 punonjës: E.S jurist, G.K specialist dhe F.SH me detyrë regjistrues.
Për z.I.H dhe A. B ish Regjistrues dhe M.M me detyrë ish specialiast hartograf, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka përcjellë me shkresë nr. 1077/11 prot., datë 27.03.2018 indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.