Vlerësimet dhe rekomandimet e KE në Progres Raportin 2018
21.05.2018
Në kapitullin 32 “Kontrolli financiar”, në faqet 93 dhe 95 të Progres Raportit 2018 për Shqipërinë, i cili u publikua ditët e fundit, Komisioni Evropian ka vlerësuar performancën e KLSH, si më poshtë:
Auditimi i Jashtëm
Pavarësia funksionale, operacionale dhe financiare e Institucionit Shtetëror të Auditimit është garantuar në Kushtetutë dhe në kornizën ligjore, në përputhje me standartet e INTOSAI-t. Implementimi më i plotë i bazës ligjore duhet të garantohet edhe më tej.
Përsa i përket kapacitetit institucional, zhvillimi profesional i audituesve ka qenë prioritar në vitet e fundit, duke kryer mesatarisht 25 ditë trajnimi/për auditues çdo vit. SAI ka miratuar planin e auditimit për vitin 2018 duke përdorur një metodologji vlerësimi bazuar në rrisk. Plani i ri i zhvillimit strategjik për 2018-2022 është miratuar në dhjetor të 2017-ës. Strategjia mbi komunikimin për periudhën 2017-2019 është aprovuar në korrik 2017.
Sa i përket cilësisë të punës audituese, aktivitetet audituese ende nuk përputhen me Standartet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI). Fokusi është në auditimet e përputhshmërisë për të përcaktuar dëmin ekonomik dhe shkeljen e rregullave, më tepër se sa në auditimet që mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmeve të tilla. Përqëndrimi në realizimin n e një numri të madh vjetor auditimesh ndikon negativisht në cilësinë e punës audituese dhe rekomandimeve.
Auditimet financiare nuk rezultojnë ende me opinione profesionale të auditimit. Manualet e reja për auditimet e përputhshmërise dhe financiare janë pilotuar për herë të parë në 2016-ën. Auditimet e para të IT janë zhvilluar në 2016-ën dhe 2017-ën. Duke nisur që nga dhjetori i 2016-ës një Kod Etike udhëheq veprimtarinë audituese. Në 2017, SAI ndërmori hapa drejt përmirësimit të kontrollit dhe sigurimit të cilësisë dhe për të qenë në të njëjtën linjë me ISSAI-t. Në maj të 2017-ës SAI dhe CHU (Njësia Qendrore e Harmonizimit të Auditimit ët Brendshëm) firmosën një Memorandum Mirëkuptimi të ri, për të koordinuar dhe monitoruar më mirë ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të auditimeve.
Impakti i punës audituese është i limituar. Në 2017, 52% e rekomandimeve të SAI për përmirësime legjislative dhe organizative janë pranuar nga të audituarit dhe 68% e tyre janë duke u implementuar. Raportet e auditimit janë përmbledhur dhe publikuar rregullisht në faqen zyrtare të internetit të SAI. Raporti vjetor i SAI-t për 2016 i është paraqitur parlamentit dhe i është prezantuar Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në tetor të 2017-ës.
Në vitin e ardhshëm duhet që Shqipëria :
→ të miratojë një qasje të auditimit të jashtëm bazuar në rrisk, mbështetur në të cilën do të planifikojë se si do të reduktohen gradualisht auditimet e përputhshmërisë dhe do të rriten auditimet e performancës dhe ato financiare;
Shënim : Progres raportin e plotë në gjuhen angleze e gjeni në linkun :
https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-albania-report.pdf