Njoftime

Me inisiativë të Kryetarit të KLSH-së, Dr.Bujar Leskaj, me Vendimin nr.1 datë 03.01.2012, u miratuan disa shtesa të Kodit Etik të KLSH-së.

03.01.2012

Me inisiativë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Dr.Bujar Leskaj, me Vendimin nr.1 datë 03.01.2012, u miratuan disa shtesa të Kodit Etik të KLSH-së.
Me miratimin e këtyre ndryshimeve, tashmë në Kodin Etik të KLSH-së  është përcaktuar që çdo kandidati të nominuar nga Presidenti i Republikës për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, stafi drejtues i KLSH duhet t’i vërë në dispozicion një paketë të plotë informative për KLSH-në, politikat e ndjekura, strategjitë e miratuara dhe detyra të veçanta, që lidhen me përditësimin e standardeve të INTOSAI-t.
Gjithashtu në Kodin Etik u shtua rregulli etik që punonjësit e KLSH-së, në funksion të etikës institucionale, duhet të tregojnë respekt dhe të vlerësojnë kontributet e dhëna në vite nga Kryetarët e KLSH-së për forcimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit.
Po, më datë 03.01.2012, Kryetari i KLSH-së, Dr. Bujar Leskaj, miratoi një Urdhër të Brendshëm për rregullat e komunikimit të brendshëm dhe me jashtë të akteve dhe shkresave zyrtare.