Njoftime

Presidenti Topi takon Kryetarin e KLSH-së, z.Bujar Leskaj.

02.02.2012

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj.

Në këtë takim të parë zyrtar, Kryetari i Shtetit e përgëzoi z.Leskaj për zgjedhjen në këtë post të lartë me përgjegjësi duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e tij të rëndësishme në krye të një institucioni të pavarur kushtetues.

 

Presidenti Topi theksoi se institucioni që drejton z. Leskaj “duhet të gëzojë një komunikim organik dhe frytdhënës me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, sidomos përsa i përket luftës kundër fenomenit negativ të korrupsionit.”  
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për urimet dhe besimin ndaj tij, dhe e njohu me strategjinë dhe objektivat e punës së institucionit që ai drejton duke “e siguruar për përkushtimin, ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe transparencën për të kryer sa më mirë funksionin e tij ligjor në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet e tjera në luftën kundër korrupsionit”.