Kryetari Bujar Leskaj raporton përpara Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
20.03.2012
Kryetari Bujar Leskaj raporton përpara Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
Kryetari i Kontrollit të Lartë Shtetit, zoti Bujar Leskaj prezantoi përpara anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si dhe përfaqësuesve të organeve të ndryshme mediatike, Raportin mbi Veprimtarinë e institucionit të KLSH-së gjatë vitit 2011.
Në raportimin e tij, z. Leskaj u përqendrua në punën e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për zbatimin e kërkesave të Rezolutës së Kuvendit të datës 2 qershor 2011, në performancën e institucionit gjatë vitit 2011, në masat reformuese të deritanishme dhe në objektivat e programuara për vitin në vazhdim 2012.
Në përfundim të fjalës së tij, Kryetari Leskaj ju përgjigj të gjitha pyetjeve të bëra nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në drejtim të veprimtarisë së institucionit.