Kryetari i KLSH-së zhvilloi një takim me z.Michael Vaccaro, Këshilltar Kundra Korrupsionit OPDAT
11.06.2012
Më datën 11.06.2012 Kryetari i Kontrollit të Shtetit z. Bujar Leskaj zhvilloi një takim pune me z. Michael Vaccaro, Këshilltar Ligjor Kundër Korrupsionit në zyrën e OPDAT-it Tiranë.
Takimi u bë me kërkesën e z. Bujar Leskaj dhe kishte për qëllim shkëmbimin e mendimeve për rritjen e luftës kundër korrupsionit.
Në takim morën pjesë Kryetari i KLSH z Bujar Leskaj, Drejtori i Departamentit të Kërkimit Shkencor, Zhvillimit dhe Teknologjisë së Informacionit z. Fatos Çoçoli dhe ndërlidhësi i posaçëm i KLSH për NJPH z. Pjetër Beleshi.
Z.Leskaj çmoi shumë takimin me z.Michel Vaccaro në kuadër të detyrimeve për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të vitit 2009 dhe mirëpret çdo vërejtje apo sugjerim për këto çështje duke shpresuar që OPDAT ta thellojë vëzhgimin dhe ndihmën ndaj institucionit .
Z. Michael Vaccaro falënderoi Z.Leskaj që i dha mundësinë ta njoh më nga afër këtë institucion shumë të rëndësishëm të auditimit të jashtëm. “Detyra ime si këshilltar ligjor pranë OPDATI-it është të ndihmoi Institucionet që janë të angazhuara në luftën kundër korrupsionit me qëllim që ky fenomen të dënohet sipas ligjeve në fuqi”- nënvizoi Z.Vaccaro.