Kryetari i KLSH-së zhvilloi një takim me Përfaqësues të Komisionit të Buxhetit dhe Financave të Kuvendit të Kosovës.
20.06.2012
Më datë 20 qershor 2012, një grup deputetesh të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Komisionit të Buxhetit dhe Financave, vizitoi KLSH dhe mori takim me Kryetarin e KLSH-së z. Bujar Leskaj. Gjate takimit, deputetet u njohën me punën audituese të KLSH dhe raportin përmbledhës për Zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin paraardhës, që ky institucion përgatit dhe paraqet në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të çdo viti.
Z. Leskaj i njohu ligjvënësit kosovare me drejtimet kryesore të reformimit të plote të KLSH, që janë modernizimi i institucionit dhe përpjekjet për mirëqeverisje, duke thelluar luftën kundër korrupsionit.
Nga ana e tyre, deputetet e Kuvendit të Kosovës bene shume pyetje për teknikat e përgatitjes së Raportit për Buxhetin, duke synuar shkëmbimin e eksperiencës lidhur me punën e tyre mbikëqyrëse ndaj ZAP Kosove, si dhe vlerësuan hapat e ndërmarra deri tani nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.