Njoftime

Kryetari i KLSH-së zhvilloi një Takim me z.Igor Soltes

19.10.2012

Në datat 16-19 tetor 2012, z. Bujar Leskaj, në krye të një delegacioni të KLSH, vizitoi Gjykatën e Auditimit të Sllovenisë në Lubljane. Gjate kësaj vizite, z. Leskaj u takua me Presidentin e SAI-t slloven, Dr. Igor Soltes, me të cilin zhvilloi biseda për rritjen e bashkëpunimit mes KLSH dhe Gjykatës Sllovene të Auditimit, sidomos në fushën e auditimit të performances. SAI slloven është shume i përparuar dhe me eksperience në ketë lloj auditimi dhe z. Leskaj kërkoi të mundësohej vizita dhe trajnimi i një grupi audituesish shqiptare, për t’u njohur nga afër me eksperiencën sllovene.

Dr. Soltes vlerësoi përparimin e kryer deri tani nga SAI shqiptar dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim e mbështetje, duke theksuar përqendrimin e vëmendjes edhe në fushën e auditimeve të prokurimeve publike, fushe për të cilin ai vete kishte personalisht eksperience.