Njoftime

Kryetari i KLSH-së, Z. Bujar Leskaj u takua dje me albanologun e shquar Mathieu Aref.

20.11.2012

Në datën 20 Nëntor 2012 në ambjentet e KLSH-së Z. Leskaj zhvilloi një takim me albanologun e shquar Methieu Aref (Arif Mati).

Më 2 Janar 2012, pas një pune 4 vjeçare  në Departamentin e Historisë së Vjetër dhe Mesjetës të Universitetit të Sorbonës (Universiteti Paris IV), në Paris të Francës, Z. Mathieu Aref (Arif Mati) mbrojti tezën e doktoraturës me temë: "Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët në prejardhjen e qytetërimit grek". Doktoratura pasoi dy libra të botuar më parë në frëngjisht dhe të përkthyer në shqip: “Shqipëria: Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Paris 2003, Tiranë, 2007 dhe “Mikenët = Pellazgët, Greqia, zgjidhja e një enigme”, Paris 2004, Tiranë, 2008.

Z. Arif Mati lindi në Kajro me prindër nga Mati, pjesëtarë të kolonisë së atëhershme shqiptare të Egjyptit. Pas rrëzimit nga pushteti të mbretit Faruk, i fundit i dinastisë shqiptare që sundoi Egjyptin dhe Sudanin, kolonia shqiptare filloi të largohet nga Egjypti.

Z. Arif Mati dhe familja e tij arritën në Francë në vitin 1961 ku ai vazhdon të banojë dhe të zhvillojë punën, veprimtarinë dhe kërkimet e tij mbi gjuhën shqipe, lidhjen e shqiptarëve të sotëm me pellazgët, duke çmitizuar historinë e duke hedhur dritë mbi periudhën pre-helenike e cilësuar si periudha e errët, pak e studjuar nga historianët.

Në takimin mes Kryetarit Leskaj dhe Z. Mati mori pjesë edhe studjuesi dhe botuesi Z. Ndriçim Kulla i cili i dhuroi Z. Leskaj albumin e tij më të ri të titulluar “100-Vjet Pavarësi”.