Njoftime

Kryetari i KLSH-së zhvilloi një takim me z. Joop Vrojlik , Këshilltar i Lartë i SIGMA

17.12.2012

Më datën 16 dhjetor 2012, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj zhvilloi një takim me z. Joop Vrojlik, Këshilltar i Lartë për Auditimin dhe Kontrollin Financiar pranë SIGMA.

Në fokus të bisedës ishte përgatitja e Strategjisë së Zhvillimit 2013-2017 të KLSH, me ndihmën e dy eksperteve të SIGMA-s, z. Joop Vrolijk dhe z. Jan Pieter Linden.

Z. Vrolijk vlerësoi punën e  Grupit të Punës të ngritur nga z. Leskaj për përgatitjen e Strategjisë, të përbëre nga drejtues të Lartë, kryeauditues dhe auditues me eksperience të KLSH-së.

Z. Leskaj vlerësoi trajnimet e kryera nga ekspertët e SIGMA-s me audituesit e KLSH-së, dhe kërkoi vazhdimin dhe rritjen e kësaj mbështetje shume të vyer të SIGMA-s, edhe për vitin 2013.