Njoftime

KLSH merr pjesë në inagurimin zyrtar të zyrave të reja të Gjykatës Evropiane të Llogarive.

13.05.2013

Në datën 8 maj 2013, në Luksenburg u zhvillua ceremonia e inagurimit zyrtar të zyrave të reja të Gjykatës Evropiane të Llogarive. Në këtë ceremoni morën pjesë pjesëmarrës nga shtete të ndryshme anëtare të EUROSAI-t. Mes tyre kishte edhe Kryetarë të Institucioneve Supreme të Auditimit.
Gjykata Evropiane e Llogarive zyrtarisht u krijua më 25 tetor 1977 në Luksenburg. Një ndërtesë e re e quajtur K1, u inaguarua më 7 qershor 1988, si dhe një shtesë e ndërtesës, e quajtur K2, përfundoi në vitin 2003. Kjo ndërtesë u financua nga buxheti i BE-së. Ndërtesa e fundit, e quajtur K3, është ajo që u inagurua më datë 8 maj 2013. Punimet për këtë ndërtesë kanë filluar që në vitin 2010. Ajo krijon mundësinë që 900 auditues të punojnë në ambjentet e saj.

eca building

Në këtë ceremoni KLSH u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga Kryetari z. Bujar Leskaj, si dhe Drejtori i Përgjithshëm z.Kristaq Gjyli.
Këtë ceremoni e përshëndeti z. Vitor Caldeira, President i Gjykatës Evropiane të Llogerive, z. John Perry TD,  Ministër i Shtetit, si dhe njëherazi edhe kreu i Presidencës Irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe z. Jean-Claude Juncker, Kryeministrër i Luksenburgut.

lekaj kaldera eca

Kryetari i KLSH-së, Dr. Bujar Leskaj, gjatë pritjes së ceremonisë zhvilloi disa takime pune me z. Ivan Klešić, Auditues i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë,  z. Jacek Jazierskisi, President i Zyrës polake të Auditimit Suprem (NIK), si dhe me përfaqësues të ndryshëm nga EUROSAI. 

c