Vlerësimet e Progres Raportit 2013 të Komisionit Europian për KLSH
17.10.2013
(Faqe 8 e Progres Raportit 2013, Kapitulli “Kriteri Politik, Administrata Publike)
"Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përmirësuar performancën e tij, duke adoptuar një manuali te ri për auditimin dhe duke kryer me shume auditime. Ai i paraqiti Parlamentit në muajin Mars një raport vjetor për punën e tij. Ai kreu 177 auditime dhe raportoi dëm ekonomik të shkaktuar nga funksionimi i papërshtatshëm i institucioneve shtetërore në vlerën 97.3 milionë euro, nga 50 milionë euro në vitin 2011.
KLSH ka dorëzuar në Prokurori 40 kallzime për hetime penale (që përfshijnë 125 punonjës), dy herë më shumë se gjatë tre viteve të kaluara së bashku, duke theksuar në veçanti abuzimin me pronën publike nga administratorët publikë të rangut të lartë. Më shumë se dy të tretat e rekomandimeve të Institucionit janë zbatuar nga subjektet e audituara. Amendimet në Kuvend ndaj Ligjit organik të KLSH janë në pritje dhe po ashtu pritet të zbatohet një auditim i qendrueshëm i performancës".
(Faqe 56 e Progres Raportit 2013, Kapitulli 32: Kontrolli Financiar)
"Në fushën e auditimit të jashtëm, ndryshime organizative dhe procedura të reja janë futur për të shtuar efikasitetin e Institucionit Shtetëror të Auditimit (SAI). Aktivitetet e trajnimit dhe të marrëdhënieve me publikun janë rritur dhe bashkëpunimi dypalësh me SAI-t e vendeve të tjera është zgjeruar. Auditimi i performancës ka rifilluar. Plani strategjik i zhvillimit 2013-2017 është në përgatitje e sipër. Megjithatë, ndryshimet e Ligjit të KLSH janë që nga viti 2012 nën mbikëqyrjen e Parlamentit dhe mbeten të miratohen nga një shumicë me tre të pestat. Aktualisht, nuk ka ndjekje sistematike parlamentare të raporteve të KLSH-së".