Njoftime

Drejt krijimit të një tradite respekti

11.11.2013

Në një mjedis të ngrohtë e vëllazëror, ditën e premte, datë 08.11.2013, u organizua ceremonia e daljes në pension e tre punonjësve të KLSH-së Bashkim Spahia, Merita Kodra dhe Flutura Budlla. Ceremonia u zhvillua në ambjentet e hotel “Nirvana”,  me pjesëmarrjen e Drejtuesve të KLSH-së, të audituesve të lartë, gjithë stafi i  audituesve të Departamentit të Pushtetit Vendor, Departementit Investimeve të Huaja, Departamenti i Audituimit të të Ardhurave  të Buxhetit të Shtetit dhe Drejtorisë Ekonomike,  të rrethuar nga një pafundësi pikturash të autorëve shqiptarë. Në fjalën e tij të hapjes  Kryetari i Kontrollit të Lartë të shtetit, z. Bujar Leskaj përgëzoi tre punonjësit për punën e tyre ndër vite, me zell e ndërgjegje, pa iu shmangur vështirësive që vetë specifikat e punës në këtë instutucion kanë. Gjithashtu Kryetari në fjalën e tij vuri në pah cilësi të veçantë të punonjësve : përkushtimin e pazakontë të Flutura Budllës, këmbënguljen dhe gatishmërinë e zj Merita Kodra, ndërsa për  z. Bashkim Spahia,  ai u ndal në mënyrë të veçantë për kohën e gjatë që ai shërbeu mbi 30 vjet  në këtë instutucion, ndershmërinë, zotësinë e tij  profesionale  dhe integritetin e lartë moral etj.
Me këtë rast Kryetari përshendeti secilin nga tre audituesit me poezi të Nënë Terezës...

Nga një buqetë me lule të freskëta dhe dhuratë simbolike ishte  shenjë tjetër respekti për ish-punonjësit e KLSH-së, prej kolektivit  të  secilit departament.
Mbresa la dhe fjala e z. Blerim Çela,  i pari Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas pluralizmit. Ai u uroi atyre jetë të gjatë e plotë shëndet.
-Ashtu si edhe unë - theksoi ai - edhe ju nuk duhet të humbisni lidhjet me KLSH-në,  e cila është e hapur për mendimet dhe eksperiencën tuaj. Dhe në drejtim të bashkëpunimit, puna e sotme e KLSH-së është për t’u lavdëruar. Unë sot  ndjehem  ende pjestar i këtij institucioni...
Çaste të paharueshme ishin ato kur aktorët e mëdhenj të Teatrit Kombëtar Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu, recituan vargje nga poetë të ndryshëm për jetën, punën dhe shoqërinë.  

Gjatë koktejlit të organizuar me këtë rast (me kontribut personal  të  Kryetarit ) të pranishmit bënë mjaft foto dhe filmuan gjithçka të organizuar në këtë takim të bukur, festive dhe plot humor. Orët e kaluara në takim ishin një evokuim i kohës së kalur në punë, por edhe një shenjë respekti për punën e njerëzve, që pavarësisht daljes në pension ndjehen të respektuar dhe sërish pjesë e shoqërisë.