Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë për herë të parë në Panairin e Librit
13.11.2013
Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë për herë të parë në Panairin e Librit që zhvillohet në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në datat 13 – 17 nëntor 2013. KLSH paraqitet me serinë e tij të botimeve 2012-2013, me 17 tituj :
- Revista Shkencore “Auditimi Publik”, nr.1-nr.5, në gjuhen shqipe dhe në gjuhën angleze. ”.Kjo Revistë, është njohur tashmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si “Revistë Shkencore”. Gjithashtu, revista “Auditimi Publik”, është pajisur edhe me kodin e standardizuar ndërkombëtar që lejon identifikimin e çdo botimi në seri, ISSN (International Standard Serial Number), nga Qendra Ndërkombëtare e lëshimit të ISSN.
- KLSH analiza vjetore 2011
- KLSH në Kuvend, 2011
- KLSH Analiza 6 mujore 2012
- Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit (1925-2012)
- Standartet e Auditimit INTOSAI (The International Organisation of Supreme Audit Institutions)
- Institucionet Supreme të Auditimit (EUROSAI, European Organisation of Supreme Audit Institutions )
- Manuali i Auditimit të Performancës
- “KLSH, analiza vjetore 2012”
- Performanca e KLSH 2012 (në shqip dhe në anglisht)
- Udhëzues i Auditimit Financiar (ISSAI 1000-2999)
- Udhëzues për Auditimin e Përputhshmërisë (ISSAI 4000-4200)
- Raportimi i Auditimit-Guide
Të gjithë të interesuarit për këto botime mund të paraqiten në Stendën e KLSH-së , në katin e dytë, në Panairin e Librit, në Pallatin e Kongreseve ose në Kontrollin e Lartë të Shtetit në adresën : Bulevardi “ Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.