Njoftime

Takim me përfaqësuesin e FMN-së për Shqipërinë

13.12.2013

Na takimin me përfaqësuesit të FMN në Tiranë në datën 13 dhjetor të vitit 2013 u diskutua në lidhje me konstatimet që KLSH, ka raportuar në lidhje me nivelin e detyrimeve të papaguara në nivel shtetëror. Pas parashtrimit të situatës së këtyre detyrimeve sidomos në investimet e infrastrukturës dhe shëndetësi u diskutua mbi mundësitë që ka institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit për tu përfshirë në procesin e identifikimit dhe ndjekjen e procedurave të lidhura me shlyerjen e detyrimeve të përcaktuara si borxhe të prapambetura nga qeveria deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes me FMN.

banka boterore

Nga ana e përfaqësuesve të lartë të FMN u kërkua që diskutimi për një proces sa delikat dhe të rëndësishëm të ishte gjithëpërfshirës dhe në këtë proces përveç Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë duhet të jetë pjesë edhe KLSH si një institucion i pavarur dhe që do të garantojë plotësisht si transparencën dhe përgjegjshmërinë e këtij procesi kompleks por duke vepruar në përputhje të plotë me parimet e integritetit dhe të pavarësisë nga ana e saj.

Për të garantuar që palët do të kontribuojnë maksimalisht për të përmbushur objektivin kryesor por dhe do të respektojnë institucionalisht punën e gjithsecilit u diskutua që të ketë një ndarje të qartë të funksioneve dhe përgjegjësive të çdo aktori dhe faktori në proces.

Nga ana e Kryetarit të KLSH, u theksua se auditimi paraprak dhe përfshirja e audituesve gjatë fazës së ekzekutimit të procedurave të shlyerjes së detyrimeve na krijon një lloj ngërçi procedural për vetë faktin se ne auditojmë pas ndodhjes së ngjarjeve, por duke vlerësuar rëndësinë e këtij misioni si dhe në respekt të partneritetit me Institucione te tilla të rëndësishme si FMN shpreh gatishmërinë për të kontribuar dhe bashkëpunuar me çdo institucion tjetër për të garantuar dhe dhënë siguri të arsyeshme që çdo qindarkë do të shkojë në shlyerjen e këtyre detyrimeve në përputhje të plotë me kërkesat e FMN, këtu përfshihet edhe bashkëpunimi me audituesit i cili do të kontraktohet nga qeveria për të njëjtin proces.

Në këtë takim u kalua edhe në diskutime specifike për aspekte të caktuar të etapave në të cilat do të kalojë ky proces, elementë të cilët dhe do të përfshiheshin edhe në strategjinë që do të miratohej për këtë proces.