KLSH merr pjesë në takimin e katërt për Auditimin e Etikës, organizuar nga grupi Task Force (EUROSAI) për Auditimin e Etikës
30.01.2014
Në cilësinë e anëtarit të grupit Task Force të EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etikën” (TFA&E), KLSH mori pjesë në takimin e katërt të këtij grupi, organizuar në Lisbonë, në datat 29-30 janar 2014.
Seminari trajtoi si temë kryesore Forcimin e Etikës brenda Institucioneve Supreme të Auditimit dhe KLSH u përfaqësua në këtë aktivitet nga Drejtoresha e Departamentit të Auditimit të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit, zj. Albana Agolli dhe zj. Irena Islami, Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit.
Ky seminar u organizua si një nga aktivitetet bazë të Task Force së EUROSAI për Auditimin e Etikës dhe Gjykata Portugeze e Llogarive ishte SAI mikpritës. Fjala përshëndetëse u mbajt nga z.Guilherme d’Oliviera Martins, President i EUROSAI-it dhe i Gjykatës Portugeze të Llogarive.
Seminari u kombinua me sesione plenare të përgjithshme dhe sesione të tjera pune për të diskutuar përvojat përkatëse dhe aspektet praktike të punës në auditim.
Sesionet e punës ishin organizuar si një seri diskutimesh me grupe të vogla pjesëmarrësish. Diskutimet u përqendruan rreth temave të tilla si: identifikimi i problemeve të etikës brenda SAI-ve, menaxhimi i konfliktit të interesit, eksperiencat e ndryshme të SAI-ve pjesëmarrëse për përgatitjen dhe implementimin e Kodit të Etikës, etj.
Blloku i parë i përgjithshëm i seminarit - "Pse është e rëndësishme Etika në një Institucion Suprem Auditimi? Kodi i Etikes (ISSAI 30)", - u drejtua nga z. Eduardo Cabrita, Kryetar i Komisionit të Buxhetit, Financave Publike dhe Administratës Publike në Parlamentin e Portugalisë; z.Jacek Jezierski, Kryetar i Grupit për rishikim e ISSAI 30 (INTOSAI), SAI polak; z. Janos Bertok, OECD dhe nga përfaqësues të IDI-it, ECA, etj.
Në këtë bllok, pjesëmarrësit mundën të diskutojnë në lidhje me çështje të ndryshme si rishikimin e ISSAI 30 dhe nëse ky rishikim është i nevojshëm, si duhet ti adresojmë dhe tu japim zgjidhje problemeve të etikës, eksperienca e IDI-it për këto çështje, mbështetur në bashkëpunimin e kësaj organizate me SAI te ndryshme, ndryshimet eventuale për një menaxhim më të mirë të etikës brenda SAI-ve, etj.
Me shume interes u ndoqën nga pjesëmarrësit eksperiencat e gjashtë SAI-ve në përgatitjen dhe implementimin e Kodit të Etikës : Suedisë, Hungarisë, Holandës, Mbretërisë së Anglisë, Belgjikës dhe Polonisë.
Blloku i dytë i përgjithshëm, në ditën e dytë të aktivitetit - "Roli i strukturës së Etikës brenda SAI-ve(njësi, komitet, drejtori, etj); Trajnimi i stafit për çështjet e etikës;Dilemat brenda SAI-ve për çështjet e etikës" – u drejtua nga zj.Helena Fernandes, z. Conceição, TFA&Ethics; z.Fabrice Mercade, ECA, etj.
Diskutimi i rolit të mundshëm të strukturës së Etikës në SAI, ngjalli interes dhe diskutime, të cilat u pasuruan më shume nëpërmjet rasteve të funksionimit të këtyre strukturave në SAI-et e Lituanisë, Brazilit, Kroacisë, Indonezisë, Rumanisë dhe Letonisë.
Nga të gjithë pjesëmarrësit u theksua nevoja e trajnimeve për ndërgjegjësimin e stafit për çështjet e etikës.
Seminari ia arriti qëllimit dhe ishte një mundësi për të diskutuar dhe për të trajtuar më në thellësi disa nga problemet dhe ndryshimet në menaxhimin e etikës, nëpërmjet shkëmbimit të pikëpamjeve dhe qasjeve te ndryshme ndaj kësaj çështje, si edhe mbledhjes së ideve dhe opinioneve të përfaqësuesve të SAI-ve, të cilat do të përfshihen në draftin e propozimeve të këtij takimi të TASK FORCE.
Një nga objektivat kryesore të aktiviteteve te planifikuara të TFA&E për periudhën 2012-2014 ka qenë “Kontributi për të rritur besimin e publikut në punën e SAI-ve, nëpërmjet mbështetjes për implementimin e ISSAI 30 (INTOSAI, Kodi i Etikës)”. Për këtë qëllim, TFA ka realizuar një sondazh në SAI-et e vendeve evropiane për të parë se si SAI-et kanë menaxhuar problemet e etikës brenda tyre, duke studiuar dhe mbledhur informacione që lidhen me këtë çështje dhe ka planifikuar të japë disa propozime për të përforcuar trajnimet ne çështjet e etikës. Ditën e dytë të aktivitetit mori pjesë edhe Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj.