Njoftime

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes EUROSAI dhe AFROSAI

31.01.2014

Në datën 31 janar 2014, u organizua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes EUROSAI dhe AFROSAI, në ambientet e veçanta të Muzeut të Artit të Lashtësisë, në Lisbonë.

Memorandumi u nënshkrua nga z.Guilherme d’Oliviera Martins, President i EUROSAI dhe i Gjykatës Portugeze të Llogarive dhe z.Gilbert Ngoulakia, Pre sident i AFROSAI dhe i SAI-it të Gabonit.

Nga e majta në të djathtë : z.Recai Akyel, zv/President i Dytë i Bordit të EUROSAI-it; z.Gilbert Ngoulakia, President i AFROSAI; z.Guilherme d’Oliviera Martins, President i EUROSAI; z.Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së.
Ceremoninë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe  Sekretari i Përgjithshëm i AFROSAI dhe President i SAI-t të Kamerunit, z. Henri Eyebe Ayssi, Sekretari i Përgjithshëm i EUROSAI dhe President i SAI-it të Spanjës, z.Ramón Alvarez de Miranda, zj. Stuiveling, zv/Presidente e Parë e Bordit të EUROSAI-it, z.Recai Akyel, zv/President i Dytë i Bordit të EUROSAI-it dhe President i Gjykatës Turke të Llogarive.
Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe Kryetari i KLSH-se z.Bujar Leskaj, i cili pati takime pune me personalitete të këtyre dy organizatave të rëndësishme.
Nga të dy nënshkruesit e Memorandumit, z.Guilherme d’Oliviera Martins dhe z.Gilbert Ngoulakia, u theksua fakti që ky Memorandum do te rrisë mundësitë e bashkëpunimit dhe do të forcojë marrëdhëniet midis EUROSAI dhe AFROSAI, duke thelluar shkëmbimin e eksperiencave dhe të njohurive midis SAI-ve të të dy kontinenteve. Në botën e sotme te globalizmit,  përpjekjet duhet të orientohen drejt bashkëpunimit dhe koordinimit, si në nivel institucional ashtu edhe atë të organizatave ndërkombëtare që përshijnë Institucionet Supreme të Auditimit. Eksperienca ka provuar se zgjidhjet individuale nuk i shërbejne botës së globalizmit. Eksperienca dhe dijet e çdo SAI janë një burim i rëndësishëm informacioni dhe dijesh për të gjithë SAI-et e tjera.
Ky Memorandum ishte pa dyshim, kurorëzimi i marrëdhnjeve të mëparshme të shkëmbimit të informacionit dhe të miqesisë midis EUROSAI dhe AFROSAI dhe do të jetë pikënisje e një bashkëpunimi të frytshëm, i cili do ti shërbejë fuqizimit të këtyre organizatave.