Njoftime

Mbahet në Bernë të Zvicrës takimi i grupit të punës së IT së EUROSAI-t

05.02.2014

Në datat 29-30 janar 2014 u mbaj në Bernë të Zvicrës takimi i grupit të punës së IT i EUROSAI-t me temë: “Vetëvlerësimi IT (ITSA, IT Self-Assessment) dhe vetëvlerësimi i auditimit IT (ITASA, IT Audit Self-Assessment)”.

Ky Grup pune i kryesuar nga SAI i Zvicrës synon:
•Ndarjen e përvojave ndërmjet SAI-ve të rajonit Evropian;
•Inkurajimin e zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushën e teknologjisë së informacionit;
•Zbatimin e iniciativave të Komitetit të Përhershëm të INTOSAI-t për Auditimin e IT;
•Nxitjen e shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave në mes të dy komisioneve;

Në takim morën pjesë përfaqësues nga SAI-et e: Zvicrës, Holandës, Gjykatës së Llogarive Evropiane, Polonisë, Gjykatës së Llogarive Turqisë, Belgjikës, Francës  dhe KLSH-së e cila u përfaqësua në këtë takim nga Kozma Kondakciu përgjegjës i sektorit IT.

Në takim pjesëmarrësit u fokusuan kryesisht në procesin e vetëvlerësimin dhe rolin e moderatorit (nga një SAI tjetër) edhe të stafit vendas  në njohjen e vetes si dhe shkëmbimit të eksperiencave për të rritur performancën në fushat e IT dhe IT audit.
Referuesit ndanë eksperiencat e shprehen mendimet mbi problemet e ndryshme të ITSA dhe ITASA ku nga moderatorët u paraqiten disa vetëvlerësime të kryera në disa institucione Evropiane të auditimit.

Të pranishmit prezantuan e ndanë njohuritë e tyre për zhvillimet në fushën e IT dhe IT audit të vendeve të tyre dhe shprehen mendimin se :
•COBIT 4.1 vazhdon të jetë i përshtatshëm në auditimin IT, dhe rekomanduan mos përdorimin e variantit të ri COBIT 5;
•Strukturat e IT Audit duhet të jenë të ndara për të favorizuar konsolidimin dhe shkëmbimin e eksperiencave brenda tyre; Nga përfaqësuesi i Shqipërisë u paraqiten ndryshimet e kryera në dy vitet e fundit në KLSH për të zhvilluar IT dhe Auditimin IT në përputhje me rekomandimet e INTOSAIT
Nga të pranishmit pati një aprovim të rrugës së ndjekur nga KLSH dhe u shpreh gatishmëri për të ndihmuar në SAI-n Shqipëtar. Gjatë qendrimit u zhvilluan takime të veçanta e me përfaqësues të SAI-ve pjesëmarrës, dhe u vendosën pika kontakti me ta për një bashkëpunim të mëtejshëm.
Nga përfaqësues të SAI-t të Zvicrës Brigitte Schnyder von Morisch dhe Massimo Magnini-Furger u shpreh gadishmëria për të kryer ITSA dhe ITASA në KLSH. Përfaqësuesit e Gjykatës së Llogarive Turke dhe SAI-t Polak u shprehën të gatshëm për ndihmuar KLSH-në.

Në fund të takimit u miratuan:
•Plani i Auditimeve paralele në IT Audit
•Programi për kryerjen e ITSA dhe ITASA në dy vitet e ardhshme ku një vend ju rezervua edhe Shqipërisë për përfitimin nga këto procese.
•Axhenda dhe temat e Simpoziumit Ndërkombëtar për teknologji informative që do të mbahet në Berlin më 13 - 14 mars me rastin e përvjetorit të 300 të Gjykatës së Auditimit të Gjermanisë.