Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat nis diskutimin e projekt-ligjit të KLSH-së.
17.03.2014
Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat nis diskutimin e projekt-ligjit të KLSH-së, me amendimet mbi ligjin ekzistues, sipas sygjerimeve të DG-Budget dhe SIGMA-s dhe në zbatim të rekomandimeve të Progres Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë në vitet 2011, 2012 dhe 2013.
Ky proces është në vijim të konsultimeve të mëparshme, të tryezave të organizuara nga KLSH-ja me palët e interesit si ekspertë kontabël, bota akademike e jurisprudencës dhe kontabilitetit, shoqëria civile dhe mediat. Gjatë këtyre konsultimeve u morën mendime dhe sygjerime të vlefshme për projekt-ligjin e ri.
Në këto tryeza, për të ndihmuar me asistence teknike dhe ligjore KLSH-në, mori pjesë edhe Drejtori i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Publik Financiar në Drejtorinë e Përgjithme të Buxhetit (DG-Budget) të Komisionit Evropian, Z. Robert Gielisse.
Çështjet e trajtuara në këto amendime u konsideruan nga ana e pjesëmarrësve si shumë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së institucionit dhe modernizmimin e tij në përputhje me kërkesat e standartet e INTOSAI-t.
Ndër çështjet më të diskutuara ishin ato që kishin të bënin me fushën e veprimtarisë audituese të KLSH-së, pavarësinë e tij ekonomike, të drejtat e tij për akses të pa kufizuar në dokumentacionin e subjekteve të audituara, publikimi i raporteve te auditimit dhe transparenca me publikun, bashkëpunimi me auditin e brendshëm, e drejta për marë ekspertë të jashtëm vendas apo të huaj, si dhe çertifikimi i audituesve të KLSH-së dhe statusi i tyre juridik.
Këto amendime rregullojnë në mënyrë përfundimtare pavarësinë e plotë institucionale të KLSH-së duke parashikuar njëkohësisht një konceptim modern të të drejtave dhe detyrave të tij sipas standarteve INTOSAI, rritjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve të tij dhe rritjen e kapaciteteve administrative, çertifikimin e audituesve, saktësimin e të drejtës së KLSH-së për të audituar programet e zhvilluara me fondet e akorduara nga BE për Shqipërinë, dhe të së drejtës për të çertifikuar llogaritë financiare, si dhe vendosjen në ligj në mënyrë eksplicite të dy formave më koherente të auditimit, të performancës dhe auditimit të IT, të përdorura gjerësisht nga institucionet tona homologe moderne dhe me eksperiencë.
Sugjerimet dhe mendimet e shprehura në këto tryeza pasi të shqyrtohen dhe pasqyrohen në variantin përfundimtar të projektligjit, do të dërgohen edhe njëherë për mendim në Drejtorinë e Përgjithme të Buxhetit (DG-Budget) të Komisionit Evropian, përpara se ky projektligj ose këto amendime të ligjit organik të KLSH-së ti paraqiten për miratim Kuvendit.
Këto përmirësime ligjore janë një kërkesë e vazhdueshme edhe e Progres Raporteve të BE-së të viteve 2009, 2010, 2011 dhe 2012 dhe janë theksuar me forcë në përfundimet e Nënkomitetit BE-Shqiperi për Çështjet Ekonomike dhe Financiare më 26 tetor 2012, ku cilësohet:
“Komisioni Evropian mirëpriti projektligjin e KLSH-së, i cili është në përputhje me standardet e aplikueshme ndërkombëtare. DG Budget do të japë këshillat teknike të kërkuara në fillim të nëntorit për të ndihmuar KLSH-në në përfundimin e procesit të rishikimit, në mënyrë që diskutimet parlamentare të projektligjit të fillojnë nga fundi i nëntorit. Shqipëria do të raportojë për zhvillimet në lidhje me miratimin e ligjit të KLSH-së nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti, ku një shumicë prej 3/5 është e nevojshme për miratimin e ligjit. Komisioni theksoi nevojën për rritjen e zbatimit të masave të propozuara nga ana e KLSH-së dhe nevojën për përmirësimin cilësor në përgatitjen e dosjeve dërguar Prokurorisë. Komisioni gjithashtu vuri në dukje nevojën për rritjen e burimeve njerëzore për KLSH-në, për investime në pajisje të Teknologjise se Informacionit dhe për trajnimin e audituesve.”