Njoftime

Vijon çertifikimi i audituesve të KLSH-së me standartet e INTOSAI-t

21.03.2014

Audituesi i KLSH-së përzgjidhet për të ndjekur Programin e Çertifikimit të IDI-t “Zbatimi i Standarteve ISSAI për Auditimin e Përputhshmërisë”.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet KLSH-së dhe Inisiativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI) si dhe në kuadrin e programeve që kjo Inisiativë ofron në mbështetje të Institucioneve Supreme të Auditimit për zbatimin e Standarteve të INTOSAI-t, ashtu si edhe zgjerimit të rolit të audituesve në sektorin publik, ku kërkohet që teknikat dhe metodologjitë e auditimit të zhvillohen vazhdimisht për të siguruar auditime sa më cilësore, do të zhvillohet programi i çertifikimit të IDI-t “Zbatimi i standarteve ISSAI për auditimin e përputhshmërisë”.
Nga KLSH, në këtë program, është përzgjedhur të marrë pjesë z.Albert Thoma, Kryeauditues.
Pas përfundimit të procesit elektronik të këtij programi që zgjat për rreth dy muaj, do të kryhet edhe çertifikimi përkatës.