Njoftime

KLSH merr pjesë në i takimin e pestë të organizuar nga grupi Task Forcës i EUROSAI-t për Auditimin e Etikës.

09.04.2014

eurosai_copy_1

Në datat 2-3 Prill 2014 nga Task Forca e EUROSAI-t u organizua takimi i pestë i radhës në Poiana Brasov Rumani . Kontrolli i Lartë i Shtetit në cilësinë e anëtarit të grupit të këtij organizmi u përfaqësua nga Sekretarja e Përgjithshme zj. Luljeta Nano dhe Drejtorja e Përgjithshme zj. Helga Vukaj.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 15 Institucione Supreme të Auditimit si i Portugalisë, SAI i cili kryeson Task Forcën për Auditimin e Etikes  (TFA&E), Përfaqësues nga Gjykata Europiane e Auditimit (ECA) e Polonisë, Turqisë, Holandës, Islandës, Republikës Çeke, Hungarisë, Federatës Ruse, Serbisë, Spanjës, Kroacisë, Maltës, dhe përfaqësues nga SAI i Rumanisë njëherazi dhe SAI organizator mikpritës. 
Qëllimi kryesor i organizimit të këtij takimi ishte diskutimi dhe aprovimi i disa dokumenteve të rëndësishme të draftuara nga ky organizëm, Projektet Task Forcës ne te ardhmen, Plani i punës për periudhën 2014-2017 dhe  Raporti i veprimtarisë Task Forcës i cili do tí paraqitet Bordit Drejtues të EUROSAI si dhe Kongresit të IX të EUROSAI që do të organizohet në muajin qershor 2014 në Hagë të Holandës.
Në këtë aktivitet Grupi i Task Forcës u fokusua në diskutimin dhe miratimin e dy dokumenteve (Paper I dhe II) referuar dy objektivave kryesore të Task forcës që janë: 
1-Menaxhimi i Etikes në Institucionet Supreme te Auditimit,
2-Auditimi i Etikes në Institucionet e Sektorit Publik. 
Referuar Dokumentit të parë që ka të bëjë me Suportimin e SAI-ve të forcojnë Infrastrukturën etike brenda organizatës dhe që jep një pamje të   përgjithshme të strategjive dhe praktikave gjatë këtij takimi u përshëndet dhe u vlerësua pozitivisht puna e bërë nga KLSH për përkthimin e këtij dokumenti në gjuhën shqipe dhe publikimin në website. Gjithashtu nga përfaqësuesit e KLSH-se u premtua përkthimi dhe implementimi në website i ndryshimeve të propozuara dhe miratuara gjatë këtij sesioni të dokumentit nr. 1 si një dokument i cili mund dhe duhet të përdoret dhe nga institucionet e tjera të sektorit publik.
Përsa i përket dokumentit të dytë që ka të bëjë me Menaxhimin e etikës në praktikë, midis diskutimeve që spikatën ishte sjellja e përvojës  së KLSH-së  – parashikimit në draft ligjin aktual të auditimit të integritetit dhe etikës ( neni 3 “Përkufizime”, neni 11 “Auditimi i përputhshmërisë”, në rrethanat e rëndësisë që EUROSAI i jep etikës dhe integritetit në auditim (si brenda organizatës dhe sigurisht jashtë saj/në subjekte), kjo gjë u mirëprit me shumë interes dhe u mor si eksperiencë  mjaft e mirë, e cila do të përfshihet në botimin e këtij dokumenti.

Përpos këtyre, nga ana e përfaqësuesve te SAI-t Kroat u diskutua dhe u propozua ideja e të qenit bashkudhëheqës me SAI-n e Shqipërisë për  workshopin që do të zhvillohet në Kongresin e IX EUROSAI mbi  “Zhvillimin e auditimit të etikës së nëpunësve gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik”  aktivitet i cili është ende në fazën diskutimit me Gjykatën Holandeze të Auditimit si vendi organizator i Kongresit të EUROSAI-t.
Në sesionet e zhvilluara një vend të rëndësishëm zuri diskutimi i çështjeve që kanë të bëjnë me lidhjet dhe dilemat që ekzistojnë midis zbatimit të ligjit dhe çështjeve të etikes dhe sjelljes së zyrtarëve publikë moderuar nga Përfaqësuesi i Gjykatës Europiane të Llogarive.
Po kështu me mjaft interes u ndoq prezantimi i përfaqësuesit të SAI-t Polak Jacek Jezierski, njëherazi dhe Kryetar i grupit te rishikimit të ISSAI 30 ( Kodi Etik) në lidhje me statusin e procesit të përditësimit të këtij standarti. Ky proces konsiderohet si një oportunitet mjaft i mirë për EUROSAI-n të kontribuojë për zhvillimin dhe forcimin e ISSAI-ve.
Nga ana tjetër diskutimet u fokusuan në domosdoshmërinë e hartimit të një udhërrëfyesi për implementimin e ISSAI 30 pas rishikimit të tij. Ky udhërrëfyes do të përfshihet në nivelin e dytë të ISSAI-ve dhe Task forca do të angazhohet për hartimin e këtij dokumenti.
Gjatë referimeve kolegët e Gjykatës se LLogarive Turke sollën përvojën e tyre interesante që në sensibilizim të rëndësisë së elementëve etikë dhe integritet, ata kishin caktuar ditën e integritetit, javën e integritetit, gjatë të cilës flitej në auditore të niveleve të ndryshme dhe mirëpriteshin përvoja dhe kërkime në këtë fushë.
Në përfundim u diskutuan mandatimi dhe plani i punës së Task Forcës për periudhën në vijim.
Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakort që mandati i Task Forcës duhet të vijojë edhe në të ardhmen pasi:
- Iniciativat dhe praktikat për menaxhimin e etikës nga Institucionet Supreme të Auditimit janë ende të pakonsoliduara dhe jo simetrike.
- Funksionimi i sistemit të kontrollit të etikes është në stade të pazhvilluara
- SAI anëtare të EUROSAI nuk janë të kompletuar me njohjen e mundësive që ata kanë për çështjet që kanë të bëjnë me auditimin e etikës.
- Disa SAI kanë shprehur nevojën dhe interesin që Task Forca për auditimin e etikës të eksplorojë më tej metodat dhe mjetet që mund të përdoren për këtë lloj auditimi.
- Konstatohet një interes në rritje të SAI-ve të ndryshme për tu anëtarësuar në këtë task forcë çka tregon që SAI-t janë të interesuar të fokusohen në këtë aspekt .
- Anëtarët e Task Forcës kanë shprehur interesin për domosdoshmërinë e shkëmbimit të eksperiencave në këtë fushë.
- Referuar eksperiencave të OLACEFS/CEPAT dhe INTOSAINT inciative konstatohen eksperienca të ndryshme në komunitetin e INTOSAI-t çka do të thotë që ekzistojnë ende hapësira dhe mundësi për të eksploruar guida dhe informacione për Institucionet Supreme të Auditimit në të ardhmen.
Përfaqësuesit i KLSH-së luajtën një rol proaktiv në diskutimin e shumë dokumenteve, duke sugjeruar përvojën më të mirë dhe opinionin më të vyer për një përqasje të përshtatshme e të suksesshme për të gjitha vendet.