Mbi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë
10.04.2014
Mbi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, me palë KLSH dhe ish punonjësen e KLSH-së, znj. Elfrida Taraku.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me Vendimin nr. 275 datë 21.02.2014, vendosi të rrëzojë kërkesë padinë e znj. Elfrida Taraku si të pabazuar në ligj e prova.
Në analizë të shkëljeve të kryera nga znj. E. Taraku në mospërmbushje të rregullt të detyrës së saj, gjykata me të drejtë i ka klasifikuar ato si shkelje tepër të rënda të detyrës të kryera me faj nga ana e saj.
Referuar provave te paraqitura, rezultoi qe znj. Elfrida Taraku kishte ndërprere punën e mëtejshme për kryerjen e auditimit ne Degën e Doganës Durrës duke lënë pa përfunduar dy nga pikat me kryesore të programit të auditimit. Sipas gjykatës, znj. Taraku jo vetëm që nuk ka kryer detyrën e saj si përgjegjëse e grupit të auditimit por gjithashtu ka ndikuar negativisht në audituesit përkatës të grupit duke i penguar ata në auditimin e pikave të caktuara të programit të auditimit.
Për të gjitha sa më sipër, gjykata vlerësoi se masa disiplinore “largim nga shërbimi civil” është dhënë në përputhje me shkeljet disiplinore të konstatuara.