KLSH feston Ditën Botërore të Librit
25.04.2014
Për të gjithë punonjësit dhe audituesit e institucionit, me datën 23 Prill 2014, pranë Sekretarisë së KLSH u vunë në dispozicion shume botime librash të autoreve botërore dhe të vendit, në zhanret letrare, historike dhe studimore. Secili punonjës dhe auditues, si dhe ekspert i jashtëm i institucionit kishte të drejtën, krahas shfletimit dhe këqyrjes së botimeve, edhe të përzgjedhjes falas të një libri si dhuratë e Kryetarit të KLSH në këtë ditë të shënuar për kulturën botërore. Ky aktivitet do të vijojë për disa ditë, për t’u dhënë mundësi edhe audituesve në institucionet që auditojnë, që të vijnë dhe të tërheqin librin që dëshirojnë.
23 Prilli, Dita Botërore e Librit, është një datë simbolike për literaturën botërore. Në këtë datë, në vitin 1616 kanë lindur ose kanë vdekur shkrimtarët e mëdhenj si; Shekspiri, Servantes, Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Manuel Mejia Vallejo etj.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën e vet në Spanjë, rreth vitit 1930, në zonën e Katalonjës ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Ajo u shpall si Dita Botërore e Librit më, 15 nëntor 1995, nga UNESCO-s, bazuar në faktin se libri ka qenë gjithmonë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor.
Kjo datë simbolike për letërsinë botërore, promovonlibrin dhe autorët e tij, me qëllim që të inkurajojë të gjithë njerëzit, veçanërisht të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm të krijuesve të letërsisë mbarëbotërore që ndikuan në progresin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit. Në këtë ditë zhvillohen me qindra e mijëra veprimtari në vende të ndryshme të botës dhe janë me mijëra e miliona vetë ata që dhurojnë libra për të afërmit, kolegët e miqtë e tyre.
Kryetari i KLSH dhuron libra për audituesit dhe punonjësit e institucionit, me mesazhin e qartë se vetëm libri dhe dijet mund ta çojnë përpara profesionalisht institucionin dhe te realizojnë aspiratat e karrierës se secilit punonjës.
Setet e librave të dhuruara nga KLSH ishin si më poshtë:
Skënder Osmani | Optimizmi Hyrje ne Stokastike - Pjesa e tretë |
---|---|
Zhan Klod Faveirial | Historia (me e vjetër) e Shqipërisë |
A.P.Çehov | Vepra te zgjedhura 2 tregime dhe novela |
Samerset Mom | Magjistari |
Henry Kissinger | Drejt një diplomacie për shekullin e XXI |
Vangjel Koça | Në udhën e Shqiptarizues |
Francë Baron Gopça | Udhëtime nëpër Ballkan |
Zhyl Vern | Në ndjekje të meteorit |
Gabriel Meksi - Vangjel Meksi | Ali Pashë Tepelena |
Tajar Zavalani | Misioni i shekullit XX |
Ndriçim Kulla | Binjaku i Nënë Terezës |
George G.M. James | Trashëgimi e vjedhur |
Ndriçim Kulla | Ylli i Shkrimtarit Biografi e Ismail Kadaresë |
Uillder Penfild | Kur shëronte Hipokrati |
Fulvio Kordinjano | Shqipëria |
Ndriçim Kulla & Aurel Plasari | Vepra Branko Merxhani |
Bajram Hysa & Xhadi Gjana | Bazat e financimit shëndetësor |
Paolo Mantegazza | Filozofia e Dashurisë |
Astrit Delvina | Humnera e Plutonit |
Annelise Wernicke | Teodor Ipen dhe Shqipëria në fokusin e perandorisë Austrohung. |
Karl Schmitt | Toka dhe Deti |
Wadham Peacock | Shqipëria shteti jetim i Evropës |
Gjovalin Kola | Shkolla e Disidencës dhe Trebeshina |
Pina Gorgoni&Paolo Nuci | Cili është kompleksi yt? |
Afrim Karagjozi | Xhorxh Bajroni |
Ami Boue | Shqipëria në Turqinë Europiane |
Mehdi Frasheri | Historia e Lashtë e Shqipërisë dhe e Shqiptareve |
Mehdi Frasheri | Lidhja e prizrenit një polemikë me Grekerit & Aveniri i Shqipërisë |
A.J.Ayer | Gjuha e Vërteta dhe Logjika |
Kristë Maloki | Oriental apo Okcidental |
Conrad Malte-Brun | Për Shqipërinë dhe Shqiptarët |
Leon Poliakov | Miti Arian |
Bedri Blloshmi | Revolta e Qafe - Barit dhe terrori komunist 1943-1990 |
Enver Memishaj Lepenica | Major Ahmet Lepenica |
Astrit Xhaferri | Rrëfime për njerëzit dhe për lulet |
Bujar Leskaj | Leksione në Financë (pjesa e II) |
Bujar Leskaj | Muzat e Qëndresës |