Njoftime

KLSH, anëtar i Grupit të Punës të INTOSAI-t për Rishikimin e ISSAI 30, Kodi i Etikës

07.07.2014

KLSH është pranuar në qershor të vitit 2013, anëtar i grupit Task Force të EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etikën” (TFA&E), në nën-grupin e 3-të të kësaj Task Force për Auditimin e Etikes në Institucionet e tjera Publike.

Në këtë kuadër është shtruar nga SAI-et pjesëmarrëse  çështja e ngritjes së një Grupi Pune  për Rishikimin e ISSAI 30, Kodit të Etikes, për te vlerësuar së pari nëse ky rishikim është i nevojshëm. Grupi i Punës fillimisht kishte në përbërje SAI-et e pesë vendeve: Polonisë, Indonezisë, Portugalisë,  Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grupi drejtohet nga SAI polak  dhe Lider i Grupit është z.Jacek Jezierski, ish-President i SAI-t polak.

Grupi për te vlerësuar nëse ishte i nevojshëm një rishikim i ISSAI 30, realizoi një pyetësor me të gjithë anëtarët  e INTOSAI-it. Rezultatet e pyetësorit evidentuan nevojën e Rishikimit të ISSAI 30 dhe Komiteti i Standarteve Profesionale (INTOSAI) mori vendimin për Rishikimin e ISSAI 30.

KLSH, duke vlerësuar rëndësinë e sjelljes etike në Institucionet Supreme të Auditimit dhe në Institucionet e tjera publike, paraqiti kërkesën për të qenë pjese e Grupi të Punës  për Rishikimin e ISSAI 30 dhe Kryetari i këtij Grupi, z.Jezierski ka njoftuar zyrtarisht se KLSH është pranuar si anëtar i këtij grupi. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të japë kontributin e tij në këtë drejtim, duke bashkëpunuar ngushtësisht me pesë SAI-et e tjera, me qellim përmirësimin dhe përshtatjen me ndryshimet e kohës të Kodit të Etikës.

Versioni i përfunduar i ISSAI-t 30 do të paraqitet për miratim në Kongresin e ardhshëm të INTOSAIT, në vitin 2016.