Njoftime

Zhvillohet takimi i Grupit të Punës për “Rishikimin e Standardit Ndërkombëtar të Auditimit ISSAI 30”

03.03.2015

Në datat 17-18 Shkurt 2015 në Varshavë, Poloni u organizua takimi i radhës së Grupit të Punës “Për rishikimin e standardit Ndërkombëtar të Auditimit ISSAI 30, Kodi Etikës”. Në këtë aktivitet Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Luljeta Nano, Sekretar i Përgjithshëm dhe Miranda Haxhia Audituese e Lartë.

-Informacion i përgjithshëm.
Pas takimit të grupit të punës për rishikimin e standardit ISSAI 30 të organizuar në Varshavë në Tetor 2014 ku qëllimi kryesor ishte diskutimi i një sërë çështjeve që kishin të bënin me rishikimin e ISSAI 30, aprovimin e strukturës së përmbajtjes së ISSAI 30 si dhe mbulimin (kontributin) e çdo anëtari të grupit (SAI) për të hartuar pjesën përkatëse. Në këtë takim, përfaqësuesit e KLSH morën përsipër që në bashkëpunim me SAI-n e Kilit të hartonin draftin për trajtimin e parimit “Kompetenca profesionale”.
Në takimin e radhës të organizuar ne Muajin Shkurt 2015, u bë prezantimi nga përfaqësuesit e KLSH dhe SAI-t të Kilit të Parimit të Kompetencës Profesionale.

-Mbi zhvillimin e aktivitetit
Në takimin e zhvilluar në Varshavë në Poloni morën pjesë 15 Përfaqësues të SAI-ve njëherazi dhe anëtarë të Grupit te Rishikit te ISSAI 30 si Shqipëria, Kili, Hungaria, Indonezia, Zelanda e Re, Holanda Portugalia, Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar, SHBA si dhe nga Federata e Ndërkombëtare e Llogarive.
Grupi i punës u fokusua në diskutimin për rishikimin e draftit të parë mbi secilin parim, të marrë përsipër nga SAI-t ku:
- KLSH-ja në bashkëpunim me SAI-in e Kilit, paraqiti dokumentin në lidhje me parimin e “kompetencës”.
Nga pjesëmarrësit u vlerësua puna e bërë në këtë drejtim prej këtyre SAI-ve dhe u inkurajua mendimi  i dhënë mbi vlerën etike të kompetencës. Kjo për faktin se trajtimi i këtij parimi përfshinte për herë të parë një sërë elementesh të rinj të kërkesave të kompetencës profesionale si në nivel individual ( stafi i SAI-t auditues dhe struktura mbështetëse) dhe atë institucional (SAI) .
Përmendim kërkesat në nivel individual si: të qenurit konkurrues, vetmotivues fleksibël, ruajtën dhe zhvillimin e njohurive profesionale etj.
Kërkesat në nivel institucional (SAI) : Zhvillimi i mekanizmave të brendshme e të jashtme të komunikimit si dhe të fleksibilitetit me synim efektivitetin e performancës institucionale, si dhe plotësimin me sukses të kërkesave të palëve të treta.
Exellenca –SAI duhet të fokusohet në marrjen e masave për sigurimin e një stafi exellent si në termat e aftësive teknike profesionale ashtu edhe në terma të vlerave etike dhe të integritetit.
Krahas sa më sipër një komponent tjetër i këtij parimi ishin edhe kërkesat për implementimin e manualeve dhe guidave si në nivel individual dhe institucional (SAI).
Në dokumentin e hartuar nga përfaqësuesit e KLSH-së dhe të SAI-t të Kilit definicioni i parimit të të qenurit “Kompetent” u prezantua në këndvështrimin e etikës duke reflektuar njëherazi edhe kërkesat e zhvillimeve institucionale të SAI-ve në nivel global.
- Gjithashtu secili prej pjesëmarrësve, prezantoi draftin për vlerën etike të marrë përsipër për rishikim e ISSAI 30 të caktuar në kalendarin e punës në takimin e mëparshëm.
- U diskutua axhenda mbi draftimin e rishikimit të ISSAI 30, sipas seksioneve ku SAI i Shqipërisë i cili do të ketë seksionin e parimit të “konfidencialitetit” do të rishikojë dokumentin e propozuar nga SAI Polak dhe i Indonezisë.
-Afati për diskutimin e këtyre propozimeve pra për rishikimin do të jetë më 17 Mars deri në 9 Prill 2015.
- Takimi i Grupit të Rishikimit në 2-3 Qershor 2015.
- Gjatë zhvillimit të takimit të grupit të punës, u prezantuan dhe u miratua  kalendari i proceseve për rishikimin e ISSAI 30, sipas të cilit, hartimi i dokumentit dhe redaktimi do të jetë në Prill 2015, diskutimi mbi draftin dhe konsensusit për prezantim do të jetë në Maj/Qershor  2015, zhvillimi i draftit përfundimtar në Korrik 2015, ndërsa afati kohor për rregullshmërinë e procesit do të jetë si më poshtë:
- Paraqitja e draftit për miratim nga grupi i rishikimit të ISSAI 30, Korrik 2015. (Exposure Draft)
- Miratimi nga ana e Komitetit Drejtues të PSC INTOSAI, Shtator 2015
- Postimi i draftit të paraqitur në fq zyrtare INTOSAI të ISSAI-ve, mesi i Tetorit 2015-mesi Janarit 2016,
- Publikimi i komenteve në fq zyrtare të ISSAI-ve, në fund të Janarit 2016,
- Komentet brenda draftit të paraqitur, Shkurt-Maj 2016,
- Miratimi nga ana e Komitetit Drejtues të INTNOSAI të PSC, Maj/Qershor 2016,
- Përkthimi i draftit në gjuhët zyrtare të INTOSAI-t, Qershor-Gusht 2016,
- Miratimi i versionit nga Bordi Drejtues i INTOSAI në Kongresin INCOSAI në ABu Dhabi, Dhjetor 2016,
- Aprovimi nga INTOSAI në Abu Dhabi, Dhjetor 2016.

Sa më sipër relatuar përfaqësuesit e KLSh-së do të vijojnë të jenë aktiv dhe kontributiv duke përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga statusi i  anëtarësisë së Grupit të Rishikimit të ISSAI 30.