Njoftime

Organizohet në Qendrën e Ekselencës për Financat workshopi për auditimin e performancës

11.03.2015

Në datat 3 - 6 Mars 2015 në Ljubljanë, Slloveni në Qendrën e Ekselencës për Financat (CEF) u organizua workshop-i me temë “Auditimi i performancës”. Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga auditueset Alma Shehu, Amantja Patozi dhe Melina Kabo.

Në workshop morën pjesë përfaqësues të SAI-eve dhe institucioneve të tjera nga vende të ndryshme si  Hungaria, Turqia, Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria, Lituania, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Moldavia  dhe Bullgaria.

lubjane

Qëllimi i organizimit të këtij workshop-i ishte njohja e pjesëmarrësve me fazat për përgatitjen dhe kryerjen e auditimit të performancës, si dhe njohja me praktikat më të mira në këtë fushë.  Leksionet në workshop u referuan nga  z. Jussi Bright, përfaqësues i Gjykatës Evropiane të Audituesve dhe z. Ivan Ignjatov, përfaqësues i Zyrës së Auditimit të Maqedonisë.

Ndër temat e referuara në këtë workshop mund të përmendim :

-Auditimi i Performancës- Ekonimiciteti , eficienca dhe efektiviteti;
-Auditimi i performancës në Gjykatën Evropiane të Audituesve dhe zhvillimet e fundit në fushën e standardeve ndërkombëtare për auditimin e performancës;
-Metodat  specifike për kryerjen e auditimit të performancës;
-Përzgjedhja e temës së auditimit;
-Shtjellimi i objektivave të auditimit të performancës dhe formulimi i pyetjes kryesore dhe nën pyetjeve;
-Hartimi i matricës të auditimit;
-Kryerja e auditimit;
-Verifikimi administrativ dhe verifikimi në terren;
-Mbledhja dhe analizimi i të dhënave;
-Hartimi i raportit të auditimit dhe procedura e ballafaqimit me subjektin e audituar;
-Risqet kryesore në auditimin e performancës;

Trajtimi i temave u bë nëpërmjet shembujve konkretë, duke i nxitur pjesëmarrësit  të jepnin opinionin dhe zgjidhjet e  tyre për rastet e trajtuara.
Në përfundim  të workshop-it pjesëmarrësit u pajisën me certifikatën  e pjesëmarrjes.