Njoftime

Përfaqësuesi i KLSH-së në takimin e 6 –të të Komitetit të Stabilizim Asociimit të Bashkimit Europian.

23.03.2015

Në datën 20 Mars 2015 u zhvillua në Bruksel “Takimi i 6-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit të Bashkimit Europian”.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga 35 Institucione Shqiptare. Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Sekretarja e Përgjithshme zj.Luljeta Nano.
Agjenda e Takimit, konsistonte në raportimin e institucioneve mbi ecurinë e reformave dhe zhvillimet për çështjet e mëposhtme:
1. Kriterin Politik : ecuria e prioriteteve të Raport Progresit të Komisionit Europian ne lidhje me:
-Dialogun Politik;
-Funksionimin e Parlamentit ;
-Implementimin e 5 prioriteteteve
P.1- Reforma ne Administratën Publike (PAR)
P.2- Reforma ne sistemin e Drejtësisë;
P.3-Lufta kundër korrupsionit
P. 4-Lufta kundër krimit të organizuar;
P.5-Te drejtat e njeriut dhe e drejta e pronësisë.
2. Kriteri Ekonomik
-Adresimi i rekomandimeve te takimit të nënkomitetit të zhvilluar në Tetor 2014.
( Ky komponent i adresohej 12 institucioneve raportuese në të cilin bënte pjesë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit).
-Perspektivat e zhvillimit ekonomik ne Shqipëri.
-Programi Kombëtar i Reformës Ekonomike.
3.Asistenca Financiare IPA
4.Implementimi i Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit
Gjate zhvillimit të takimit Sekretarja e Përgjithshme, i adresoi dhe shprehu
z.Vasilis Maragos, Shefi  i Njësisë për Shqipërinë, në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian,  mirënjohjen dhe falenderimet e Kryetarit të KLSH-së për suportin, asistencën, ndihmën dhe kontributin që z. Maragos në veçanti por edhe DG Budget e Delegacioni i EU-s,  kanë dhënë për Ligjin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që ai “të mbetej i paprekur” dhe në linjë të plotë me  Standartet Ndërkombëtare të INTOSAI.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në informacionin e paraqitur për Komitetin e Stabilizim Asociimit ka raportuar, zhvillimet në performancën menaxheriale institucionale, me synim përafrimin dhe modernizimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit  në një linjë me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI).

Në këtë informacion u theksuan masat e ndërrmara nga KLSH për implementimin e ligjit të  ri të KLSH-së, nr.154/2014, “Mbi organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, të kuadrit të ri rregullator si: rishikimi i Strategjisë së Zhvillimit Institucional 2013-2017, i Strategjisë së Menaxhimit të Riskut, Rregullores së Brendshme të funksionimit të institucionit, dhe akteve të tjera nënligjore etj.

Krahas sa më sipër ndër të tjera, theksohet se në kuadrin e implementimit të Projektit IPA 2013, por dhe praktikave më të mira Europiane dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, KLSH do të vazhdojë rrugën e nisur drejt konsolidimit të modernizimit të institucionit, do të vijojë me forcimin e kapaciteteve institucionale, nëpërmjet zhvillimit dhe implementimit të metodologjive moderne të auditimit, të burimeve njerëzore, ndërrmarjen e misioneve të peer-review me SAI anëtare të EUROSAI, si dhe angazhimin në luftën kundër korrupsionit në funksion të promovimit të transparences, eficencës efektivitetit dhe llogaridhënjes publike.