KLSH merr pjesë në auditimin e IV-të, të organizuar nga INTOSAI –Development Initative (IDI) dhe Banka Botërore e zhvilluar në Gjykatën e Llogarive (TCA)në Ankara.
02.05.2015
Në datat 27-29 Prill, u zhvillua në Ankara, projekti i katërt pilot i zhvilluar nga INTOSAI –Development Initative (IDI) dhe Banka Botërore, e zhvilluar në Gjykatën e Llogarive (TCA) në Ankara, në lidhje me “Shkëmbimin e njohurive në lidhje me matësit e perfomancës të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Sigurimit të Cilësisë. Organizuar me pjesëmarrjen 8 përfaqësuesve të 8 SAI-ve:
SAI Shqiptar, Turk, Moldav, Republikës së Sllovakisë, Republikës Çeke, Norvegjisë, Oman dhe Hungarisë. Ky workshop u zhvillua me bashkëpunimin e Bankës Botërore, INTOSAI –Development Initative dhe të Gjykatës Turke të Llogarive nga 27-29 Prill.
KLSH u përfaqësua në projektin e katërt pilot të zhvilluar nga INTOSAI nga Drejtore e Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, zj. Evis Kreshpaj.
Gjykata Turke e Llogarive ishte SAI mikpritës dhe pjesëmarrësve u uroi mirëseardhjen Presidenti, Assoc. Prof. Dr. Recai Akyel.
Workshopi u hap me prezantimin e eksperiencave të SAI-it Oman dhe Republikës Çeke në lidhje me aplikim e matësve të perfomancës së SAI-it.
Referuesit u përqendruan në dhënien e eksperiencës dhe në evidentimin e kontributit të SAI-it, në qeverisjen e mirë dhe përmbushjen në një nivel sa më të lartë të interesit publik. Këshilltaret e INTOSAI –Development Initative u përqendruan në objektivat e mëposhtme:
1.Përmirësimin dhe zgjerimin e përdoruesve të Udhëzuesit të Matësve të Perfomancës së SAI-it, ndërmjet shkëmbimit të eksperiencave e konkretizuar në projektet pilote.
2.Përmirësimin e cilësisë të Udhëzuesit të Matësve të Perfomancës së SAI-it, ndërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe dhënies së udhëzimeve për mënyrën e aplikimit të metodologjisë në vlerësimin e perfomancës së SAI-it.
3.Përmirësimin profesional të SAI-it praktikues për të bërë të mundur udhëheqjen e tyre si lider në vlerësimin e Udhëzimit të Matësve të Perfomancës së SAI-it.
4.Zhvillimin e kompetencave dhe eksperiencës së praktikuesve të Udhëzimit të Matësve të Perfomancës të SAI në realizimin e Kontrollit të Sigurimit të Cilësisë.
5.Përmirësimin e përdorimit të Udhëzuesit të Matësit të Perfomancës së SAI-it, ndërmjet shkëmbimit të eksperiencave pilote dhe rekomandimeve për rritjen e praktikuesve të Task Grupit që aplikojnë Udhëzuesin e Matësit të Perfomancës së SAI-it. Kjo nën përkujdesjen e Grupit të Punës mbi
Vlerat dhe Përfitimet e SAI-ve (WGVBS).
Matësit e perfomancës së SAI-it bëjnë të mundur vlerësimin e cilësisë dhe objektivitet të veprimtarisë së tij, duke evidentuar anët e forta, sfidat dhe perspektivat që lidhen me zhvillim e vëndit.
Gjatë workshopit theksi, u në vlerat dhe përfitimet e SAI-it të cilat ndikojnë në jetën e qytetarë. Raporti i matjes së perfomancës së SAI-it demonston sfidat që lidhen me :
-forcimin e përgjegjësisë, transparencës dhe integritetit të organeve të qeverisë për të bërë të mundur një qeverisje më të mirë të financave publike
-demonstrimin e çështjeve që paraqesin interes për qytetarët dhe parlamentin të evidentuara gjatë realizimit të veprimtarisë audituese.
-evidentimin e sfidave të cilat kërkojnë marrjen e masave nga organet e qeverisjes ekzekutive në sistemin e menaxhimi të financave publike.
KLSH solli eksperiencë e saj konkrete në aplikimin e disa matëseve të perfomancës. Në frymën e aplikimeve të standardeve të INTOSAI janë nënshkrimi nga KLSH 17 marrëveshje me organizata jofitimprurëse si dhe është forcuar bashkëpunimi me institucionet akademike të vendit, të cilat kanë qenë pjesë e veprimtarisë së KLSH-së gjatë vitit 2014. Një fakt interesant tërhoqi vëmendjen e këshilltarëve të INTOSAIT-it ishte iniciativa e Kryetarit të KLSH-së për vlerësimin e punës audituesve , ndërmjet të cilës një numër i caktuar dosjesh u shqyrtuar nga një grup ekspertësh të jashtëm të institucionit dhe brenda institucionit, me qëllim identifikimin e dobësive dhe marrjen e masave për përmirësimin e mëtejshëm në cilësinë e auditimit. Ky bashkëpunim u realizuar bazuar në ISSAI 40 e cila synon të garantojë një përmirësim të vazhdueshëm të punës audituese nëpërmjet aplikimit të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të auditimit. Në zbatim të urdhrit të Kryetarit të KLSH-së u krijua një grup i posaçëm i përbërë me ekspertë të jashtëm nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe auditues të spikatur në fushat e tyre profesionale. Grupi i Shqyrtimit “Për kontrollin e sigurimit të cilësisë , mbuloi të gjitha procesin e auditimit duke dhënë rekomandime të frytshme për çdo fazë të auditimit me qëllim përmirësimin e veprimtarisë audituese. Kjo risi është në përputhje të plotë me udhëzuesit e INTOSAI-it në lidhje me realizimin e SAI PMF.
Transparenca dhe bashkëpunim me aleatët e saj në realizimin e veprimtarisë kushtetuese të KLSH-së ,po rritet nga viti në vit konstatuar, kjo nga fakti së KLSH është gjithmonë e më e hapur dhe bashkëpunuese me mediat duke informuar publikun në lidhje me kontributin e shtimit të vlerës së parasë publike, duke ndihmuar në përmirë simin e menaxhimit të financave publike nga institucionet Qeverisëse dhe entet e tjera publike ndërmjet auditimit me qëllimin e vetëm fitimin e besimit të plotë të qytetarëve shqiptar.