Kontrolli i Lartë i Shtetit kremton 90 vjetorin e krijimit
26.05.2015
Në datën 26 maj 2015, në sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, u zhvillua ceremonia e 90 vjetorit të Kontrollit të Lartë i Shtetit.
Në këtë ceremoni morën pjese personalitete të larta të Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) nga Europa, drejtues të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) si dhe personalitete te larta të shtetit shqiptare, drejtues të Institucioneve të pavarura Shqiptare, deputetë, përfaqësues të OJF-ve, të profesionistëve të fushës së Ekonomisë dhe Auditimit dhe të Medias.
Ceremoninë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, z. Josef Moser, President i Gjykatë Austriake të Auditimit dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t, z.Vitor Caldeira, President i Gjykatës Europiane të Audituesve, z. Recai Akyel, Zv/President i EUROSAI-t dhe President i Gjykatës Turke të Llogarive, z.Ivan Klesic, Auditues i Pёrgjithshёm i SAI’t kroat, z.Milan Dabovic, President i SAI’t të Malit të Zi, z.Milenko Sego, Auditues i Përgjithshëm i SAI’t të Bosnje dhe Hercegovinës; z.Radoslav Sretenovic, President i SAI’t të Serbisë; z. Wojciech Kutyła, Zv.President i NIK-ut Polak; z.Naser Ademi, zv.Auditues i Përgjithshëm i SAI’t të Maqedonisë, z. Cosmin Nicula, zv.President i SAI’t të Rumanisë, z.Artan Venhari, zv.Auditues i Përgjithshëm i ZAP-it të Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të BE-së si z.Robert Gielisse, nga DG Budget dhe z.Joop Vrolijk, SIGMA.
Gjatë ceremonisë përshëndeten Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta;, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës në emër të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Florjan Nuri (përshëndetja); Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditimit, Z. Vitor Manuel da Silva Caldeira; Presidenti i Gjykatës Austriake të Auditimit dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAIT, Dr. Josef MOSER; zv/Presidenti i EUROSAI-t dhe Presidenti i Gjykatës së Llogarive të Turqisë, z.Recai Akyel; në emër te Kryetarit të Akademisë së Shkencave, z. Anastas Angjeli; në emër të Shoqata të Profesionistëve të fushës, z.Jorgji Bollano dhe në emër të ish-audituesve, z.Bashkim Spahija, me një përvojë 31 vjeçare në KLSH. Në emër të të gjithë brezave të drejtuesve dhe audituesve te KLSH-së ceremoninë e përmbylli Kryetari aktual i KLSH-së, z.Bujar Leskaj.
Një përshëndetje krejt e vecantë për 90 vjetorin e KLSH-së ishte ajo e z.Gene Dodaro, Kontrollorit të Përgjithshëm të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA, i cili nëpërmjet një video mesazhi i përcolli stafit të KLSH-së urimet për 90 vjetorin e institucionit.
Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm për KLSH-në, Presidenti i Republikës, z.Bujar Nishani i akordoi, në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Presidencës, z.Vitor Manuel da Silva Caldeira, Presidentit të Gjykatës Evropiane të Audituesve, Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” për ndihmën dhe kontributin e qenësishëm që ai ka dhënë për përparimin dhe modernizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Presidenti i Republikës i akordoi gjithashtu Kryetarit të KLSH-së, z.Bujar Leskaj Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” në vlerësim të vizionit të qartë e kontributit të çmuar në ndërmarrjen dhe administrimin e reformave institucionale drejt integrimit evropian, të cilat synojnë shndërrimin dhe konsolidimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në një institucion modern të auditimit të jashtëm publik në të njëjtën linjë me standardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSAI-t si dhe në përputhje me praktikat më të mirë të Bashkimit Evropian.
Gjatë zhvillimit të ceremonisë se 90 vjetorit, ju akordua titulli “Për merita të veçanta Civile”, z. Josef MOSER Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe President i Gjykatë Austriake të Auditimit me motivacionin ”për ndihmesë të qenësishme në përparimin e Insitucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
Në datën 26 maj, z.Vitor Manuel da Silva Caldeira, President i Gjykatës Evropiane të Audituesve, iu dorëzua gjithashtu titulli “HONORIS CAUSA”, nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr.Dhori Kule. Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë drejtues, pedagogë, studentë të këtij Universiteti, përfaqësuesit e SAI-ve homologe dhe auditues të KLSH-së.