Njoftime

Zhvillohet takimi i Grupit të Punës për “Rishikimin e Standardit Ndërkombëtar të Auditimit ISSAI 30”

21.06.2015

Në datat 11-12 Qershor 2015 në Varshavë, Poloni u organizua takimi i radhës së Grupit të Punës “Për rishikimin e Standardit Ndërkombëtar të Auditimit ISSAI 30, Kodi Etikës”.
Në këtë aktivitet Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Luljeta Nano, Sekretar i Përgjithshëm dhe Jorida Zhegu Audituese.
Në këtë takim morën pjesë 12 Përfaqësues të SAI-ve anëtare të Grupit te Rishikimit te ISSAI 30 si të SAI-t të Hungarisë, Indonezisë, Holandës, Portugalisë, Afrikës së Jugut, SHBA-së, Kuvajtit, Namibisë dhe nga Federata e Ndërkombëtare e Llogarive (IFAC) .
Zyra e Auditimit Suprem në Poloni i përfaqësuar nga z. Jacek Jezierski udhëheq punën për rishikimin e Kodit të Etikës së Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI).
Objekti  Grupit të Punës është rishikimi dhe përshtatja e Kodit Etik aktual me sfidat dhe zhvillimin e auditimit në nivel global.
Audituesit sot përballen me sfidat të reja. INTOSAI qëndron në një pozicion që këto sfida të reflektohen në një Kod Etike të përditësuar. Etika profesionale përbën një nga shtyllat e veprimtarisë audituese të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe përcakton cilësinë dhe kriterin bazë të besimit të publikut ndaj këtyre institucioneve në përgjithësi dhe stafit auditues në veçanti.

Grupi i Punës për “Rishikimin e Standardit Ndërkombëtar të Auditimit ISSAI 30” gjatë gjithë aktivitetit të tij është përpjekur të përpunojë një Kod Etike që do të përdoret në çdo situate të mundshme dhe të jetë sa më universal.
Ky dokument është parashikuar të përmbajë udhëzime aplikimi që duhet të jenë të dobishme për çdo shtet  anëtar i INTOSAI, kulturat e të cilëve, mjediset ligjore dhe traditat janë shpesh të ndryshme.
Ky takim u zhvillua pas aktivitetit të organizuar në Varshavë në Muajin Shkurt 2015, në të cilin nga secili përfaqësues anëtar i SAI-ve u  formuluan dhe prezantuan kontributet sipas përkatësisë  dhe ku përfaqësuesit e KLSH dhe SAI-t të Kilit prezantuan Parimin e “Kompetencës Profesionale”.
Ne vijim te procedurave standarte Drafti i Rishikimit te ISSAI 30 i diskutuar dhe i dakortësuar në takimin e muajit Shkurt 2015, u paraqit në emër të Grupit ne datën 27-29 Maj 2015 në Ottava, dhe sipas prezantimit të bërë nga Udhëheqësi i Grupit te rishikimit z. Jacek Jezierski ( njekohesisht dhe prezantuesi  ketij dokumenti para komitetit) ky dokument ishte vleresuar pozitivisht nga Komiteti Drejtues Standarteve Profesionale.
Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti grupi  punës diskutoi dhe analizoi në mënyrë të hollësishme të gjitha komentet objeksionet dhe orientimet e draftit të ISSAI 30 të bëra nga Komiteti Drejtues i Standarteve Profesionale të INTOSAI ( PSC SC ).

Grupi i Punës, gjatë aktivitetit vazhdoi punën duke rishikuar edhe nje here strukturën dokumentit duke  presupozuar që kjo kornizë e dokumentit të përmbajë kërkesat bazë që do të përpunohen dhe do të specifikohen me detaje sipas vendeve respektove anëtare të INTOSAI-t.
Kodi duhet të jetë i përditësuar, universal dhe në përputhje me standardet e INTOSAI-t. Në të njëjtën kohë në këtë dokument, Institucionet Supreme të Auditimit sipas shteteve përkatëse inkurajohen për të përpunuar kodet e veta të etikës të përshtatura për nevojat e tyre.
Krahas sa më sipër u shqyrtuan dhe komentet e bëra kundrejt draftit të paraqitur edhe nga SAI e Francës, Norvegjisë, Suedisë.
Ndër komentet e bëra nga Komitetit i Standarteve dhe qe ishte objekt i diskutimit të Grupit të Punës ishin dhe konsiderimi i çështjeve te tilla si trajtimi ne përmbajtje I dallimeve midis kërkesave që duhet të përmbushin  SAI-it ne nivel institucional dhe individët ( anëtar te stafit dhe të tretet që punojnë për llogari të SAI) me udhëzimet dhe guidat për përmbushjen e këtyre kërkesave pasi materiali përmbante paqartësira në këtë drejtim.

Në mënyrë të hollësishme u diskutua dhe çështja nëse ky dokument do të përfaqësonte një standart të ri apo do të emërtohej standart i rishikuar pasi sikurse u konkludua struktura përmbajtja dhe trajtimi i parimeve dhe vlerave etike kërkesave dhe udhëzimeve janë trajtuar gjerësisht në mënyrë të ndryshme dhe një këndvështrim tjetër nga Standarti ISSAI 30 ekzistues.
Meqenëse Grupi I Punës gjate dy ditëve të takimit nuk përfundoi rishikimin e Standartit dhe filtrimin e diskutimin e komenteve të bëra u dakortësua që do të zhvillohej një takim tjetër në fillim të muajit Shtator ( javën e dytë ) si domosdoshmëri për të finalizuar rishikimin e draftit me synim që të paraqitet për në Komitetin Drejtues të INTOSAI Komiteti Profesional i Standarteve.

Më pas në përputhje me procedurat e përpunimit dhe rishikimit të standardeve të INTOSAI-t, drafti do i paraqitet publikut për komente. Versioni përfundimtar i Kodit të Etikës INTOSAI, duhet të jetë gati për Kongresin e INTOSAI-t që do të zhvillohet në Abu Dhabi në Dhjetor 2016.
Sa më sipër relatuar përfaqësuesit e KLSh-së do të vijojnë të jenë aktiv dhe kontributiv duke përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga statusi i  anëtarësisë së Grupit të Rishikimit të ISSAI 30.