Vizitë e audituesve të KLSH-së pranë Gjykatës së Llogarive të Turqisë
31.08.2015
Në vijim të bashkëpunimit të sukssesshëm dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve, një grup audituesish i KLSH-së, i përbërë nga 16 përfaqësues zhvilloi një vizitë pune pranë Gjykatës Turke të Llogarive me qëllim zhvillimin e sesionit të radhës të trajnimit pranë këtij institucioni. Trajnimi mbi “Auditimin Publik” u zhvillua në datat 24-28 Gusht, 2015 me mbështetjen financiare të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim TIKA. Gjithashtu, më 24 Gusht, 2015 Presidenti i TCA’së, Assoc. Prof. Dr. Recai Akyel, priti në një takim të veçantë mirëseardhjeje delegacionin e KLSH-së.
Shënim : Ky njoftim është botuar ne WEB-in e Gjykatës Turke të Llogarive në datën 25 gusht 2015.