Njoftime

KLSH merr pjesë në workshop-in me temë "Hapat e nevojshme për implementimin e Kontabilitetit me baza rritëse (të drejta dhe detyrime të konstatuara) sipas IPSAS-ve"

30.09.2015

 

Në datat 30 shtator – 2 tetor 2015 u zhvillua pranë Qendrës së Ekselencës në Financë, në Lubjanë të Sllovenisë workshop-i me temë “Hapat e nevojshme për implementimin e Kontabiliteti me baza rritëse (të drejta dhe detyrime të konstatuara) sipas IPSAS-ve”. Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Lituania, Polonia.
Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga zj. Alketa Kalleshi  audituese në Departamentin e Auditimit të Buxhetit Qëndror, Administratës së Lartë Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit të Brendshëm, dhe zj. Ina Sokoli audituese në Drejtorinë e  Auditimit të Brendshëm.   

Në këtë workshop u diskutua mbi rëndësinë e implementimit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS). 
Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSAS) janë standardet të kontabilitetit mbi baza rritëse (të drejta dhe detyrime të konstatuara) që janë hartuar për tu aplikuar nga subjektet e sektorit publik për hartimin e pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme. Vendet e Evropës Juglindore janë nën trysninë për të impementuar kontabilitetin mbi baza rritëse, duke përfshirë adoptimin e standardeve IPSAS. Përveç kësaj, nisma e Komisionit Evropian për të zhvilluar standardet evropiane të Kontabilitetit për Sektorin Publik (EPSAS) shton këtë trysni.

Për tu përgatitur më mirë për reformën e kontabilitetit mbi baza rritëse, është e rëndësishme të shqyrtohen çështjet që duhet të merren parasysh si pjesë e procesit të implementimit të IPSAS-ve, duke përfshirë ndikimin mbi menaxhimin, prioritet relative të kësaj reforme dhe përfitimet prej saj. Shtetet janë duke përgatitur programin e punës me afatet përkatëse për tu përgatitur për implementimin përpara se sa të merret vendimi për implementimin e IPSAS nga qeveritë përkatëse.

cef1_2006_0

Ky workshop u fokusua mbi çështjet më të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë kur merret vendimi për aplikimin e kontabilitetit mbi baza rritëse duke përdorur IPSAS.

Gjatë workshop-it u diskutuan çështje si: faktorët që duhet të merren në konsideratë në implementimin e kontabilitetit me baza rritëse, hapat që shtetet duhet të ndjekin në përgatitjen e përdorimit të IPSAS, detyrimet teknike që bien mbi ministritë e financave, aftësimin e kompetencave teknike, zhvillimi i politikave që do të shoqërojnë IPSAS, menaxhimi i informacionin kontabël, krahasimi i kësaj reforme me reformat e tjera, etj ...

cef2_2007_0

cef3_2008_0

Gjithashtu worshop-i u shoqërua me ushtrime praktike, raste studimore, diskutime në grupe dhe prezantime nga shtetet pjesëmarrëse mbi situatën aktuale dhe hapat që do të ndërmerren për implementimin e IPSAS.

Në fund të workshop-it 3 ditor pjesëmarrësit u pajisën me certifikatat përkatëse.