Njoftime

KLSH merr pjesë në Konferencën e 10-të “Mbi Manaxhimin e Borxhit” të Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (Unctad)

25.11.2015

 

26.11.2015

Më datat 23 deri 25 Nëntor 2015, një grup pune nga KLSH, mori pjesë në Konferencën e 10-të  Ndërkombëtare “Mbi manaxhimin e borxhit” organizuar nga UNCTAD (, zhvilluar në Geneve, Zvicër.

Në këtë konferencë morën pjesë Kryetari i KLSH, Z. Bujar Leskaj, Sekretari i Përgjithshëm, znj.Luljeta Nano, Drejtori i Përgjithshëm znj.Manjola Naco dhe Drejtori i Departamentit të Performancës z.Rinald Muca.

konferenca_2083_0

Në botën e financave ndërkombëtare, në kushtet e krizës ekonomike dhe mjedisit të ngarkuar politik ndërkombëtar, kujdesi për një menaxhim të kujdesshëm dhe të qëndrueshëm të borxhit përbën një problem akut dhe që adreson sfida të së ardhmes për të cilat vëmendja e qeverive sidomos të vendeve në zhvillim duhet të jetë maksimale dhe e vazhdueshme. Të gjitha vendet të cilat përballen me rritje të stokut të borxhit dhe paqëndrueshmëri të tij (dhe nuk janë pak) duhet të kenë një strategji apo model ekonomik të mirë planifikuar në mbajtjen nën kontroll të borxhit si një tregues që ndikon për një zhvillim të qëndrueshëm sidomos në kushte kriza. 

Në këtë konferencë u trajtuan cështje të lidhura me borxhin publik dhe menaxhimin e financave publike, evidentimin e kërcënimeve dhe sfidave me të cilat përballen ekonomitë e vendeve të zhvilluara dhe ato në zhvillim. Megjithëse kanë kaluar vite nga kriza financiare, ekonomia globale ende rezulton apatike dhe jo aktive, duke mos u zhvendosur në ingranazhet e një zhvillimi të suksesshëm gjithërfshirës dhe të qëndrueshëm. Aspektet ku u fokusuan punimet por dhe diskutimet në këtë konference ku morën pjesë 350 delegatë nga shumë vende të botës ishin të lidhura kryesisht
1.Drejtimi i borxhit dhe sfida për një zhvillim të qëndrueshëm.
2.Menaxhimi i riskut për strategjitë efektive të borxhit.
3.Roli i kapacitete njerëzore në menaxhimin e borxhit.

Në vlerësim të faktit që komponenti i borxhit publik përbën një cështje me rëndësi nevralgjike në menaxhimin e financave publike, pjesëmarrja e KLSH në këtë konferencë u konsiderua si një vlerë e shtuar në forcimin e kapaciteteve të brëndshme për të mirëadresuar rekomandime në përmbushje të misionit tonë kushtetues, në mbikqyrjen e financave publike me impakt mirëmenaxhimin dhe performancën e borxhit publik.