KLSH merr pjesë në seminarin “Metodat dhe Mjetet Matëse mbi Auditimin e Etikës”
27.11.2015
28.11.2015
Në datat 26-27 Nëntor 2015 u organizua nga Gjykata Turke e Llogarive në Ankara, seminari me temë “Metodat dhe Mjetet Matëse për Auditimin e Etikës”. Ky seminar ishte në vazhdën e aktiviteteve bazë të Task Forcës së EUROSAI, mbi auditimin e etikës (TFA&E).
Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë seminar morën pjesë, znj.Yllka Pulashi Kryeaudituese ne Departament Auditimi, znj Jorida Zhegu audituese e pare dhe z. Agron Opari auditues i lartë.
Qëllimi i (TFA&E) Task Forcës së Auditimit të Etikës EUROSAI, është të promovojë sjelljen etike në organizata publike nëpërmjet aktiviteteve audituese të institucioneve supreme të auditimit. Për të arritur këtë qëllim, (TFA&E) Task Forca e Auditimit të Etikës në EUROSAI, ka implementuar disa iniciativa që përfshijnë: një monitorim në Institucionet Supreme të Auditimit, për mënyrën sesi ato përfshijnë një qasje etike në auditimet që kryejnë.
Seminari u pa si një mënyrë dhe mundësi për të shkëmbyer dhe krahasuar këndvështrimet e SAI-ve të ndryshëm, qasjet dhe eksperiencat, diskutimet e propozimet e draft udhëzimeve dhe arritja e progresit mbi temat e përmendura më lart. Nëpërmjet këtij seminari, pjesëmarrësit priteshin të arrinin objektivat si vijon:
•Pajisja me informacion të mjaftueshëm për metodat e mundshme për të audituar dhe matur kontrollin e etikës;
•Njohja me eksperienca të ndryshme për t’i implementuar këto metoda;
•Diskutimi dhe reflektimi në strukturë dhe përmbajtje të udhëzimeve të përbashkëta për tu hartuar nga (TFA&E) Task Forca e Auditimit të Etikës.Axhenda e datës 26 filloi me fjalën përshëndetëse të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive (TCA) Prof. Dr. Recai AKYEL, Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak z. Jacek Jezierski , dhe
Presidentit i SAI-t Bullgar z.Tzvetan Tzvetkov. Moderator i panelit të seminarit ishte z. Yasar UZUN, Auditues i Lartë në Gjykatën Turke të Llogarive (TCA). Në pjesën e parë të seminarit u prezantuan tema mbi rëndësinë e modelet e auditimit të etikës.
Përfaqësuesi i Këshillit të Etikës të Turqisë, prezantoi temën “ Kontrolli Etikës tek Zyrtarët e Lartë Publikë, nga Bordi i Këshillit të Etikës në Turqi”. Axhenda vazhdoi me prezantimin e temës “Rëndësia e auditimit të etikës për një SAI” nga Presidentit i SAI-t Bullgar z.Tzvetan Tzvetkov, më pas axhenda vijoi me përditësime të standardeve ndërkombëtare të auditimit ISSAI, nga Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak z. Jacek Jezierski.
Përfaqësuesi i SAI-t të Kosta Rikës prezantoi një video me temë “Udhëzuesi mbi mjetet e përgatitura nga SAI i Kosta Rikës, për mënyrat sesi auditohet etika”, më pas axhenda vazhdoi me prezantimin e përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Regjistrimit të Tokës dhe Kadastrave në Turqi, mbi “Mjetet për auditimin e etikës”, për të vijuar me përfaqësuesin e AFROSAI-t, i cili prezantoi temën “Udhëzues mbi parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit dhe korrupsionit”.
Seminari kombinoi sesione plenare për të diskutuar çështje në kontekst, ndarja e informacionit dhe eksperiencat e tashme në formë interaktive dhe diskutime idesh dhe propozime për të cilat u ra dakord, duke konsideruar objektivat dhe historikun e SAI-ve nga EUROSAI, si edhe të vendeve të tjera, për të prezantuar mjetet që ato përdornin duke diskutuar qasjet më të mira të mundshme.
Në datën 27 nëntor, seminari u zhvillua në ambientet e SAI Turk. Delegacionet e SAI-ve pjesëmarrës u priten në një takim nga Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive (TCA) Prof. Dr. Recai AKYEL, në zyrën e Tij.
Më pas u vijua me një prezantim të zhvillimit të punimeve të seminarit, i cili i’u paraqit një pjese të audituesve të Gjykatës Turke të Llogarive ( TCA) në sallën e konferencave. Pas fjalës përshëndetëse të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive (TCA) Prof.Dr.Recai AKYEL, z. Jacek Jezierski, Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak , dhe z.Tzvetan Tzvetkov presidenti i SAI-t Bullgar, paraqitën konkluzionet e seminarit, të cilat konsistuan në përcaktimin e disa objektivave për të hartuar udhëzime mbi auditimin e etikës që do të bënin më të arritshëm këtë qëllim. Objektivat e përcaktuara para se të hartohen këto udhëzime kishin të bënin me krahasimin e eksperiencave midis SAI-ve; metodologjitë e përdorura për hartimin e një udhëzuesi; kompetencat dhe autoriteti; koha dhe frekuenca e kryerjes së auditimeve të etikës; përshkrime të qarta për përdoruesit e materialeve të INTOSAI-t; terminologjia bazë e çështjeve që kanë lidhje me këtë temë; rolet dhe vlerësimi i aktorëve të interesit në menaxhimin e etikës; vlerësimet e standardeve mbi sjelljen etike; rolet e SAI-ve në nxitjen e kulturës etike; vlerësimi i sistemit “Whistleblower”/ “Bilbilfryrësit”; opinionet e aktorëve të interesit; rëndësia e termave bazë; krahasimet e sistemeve të kontrolleve të brendshme dhe identifikimi i limiteve të tyre.
Gjithashtu nga Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak z. Jacek Jezierski, u sugjerua që të gjitha SAI-et pjesëmarrëse të Task Force, deri në fillim të vitit 2016, janë të mirëpritur të japin sugjerimet në lidhje me draftin udhëzues në lidhje me auditimin e etikës.
Ai prezantoi edhe një historik të shkurtër të rishikimit të ISSAIT 30 “Standardi i etikes”, si dhe rishikimet e bëra dhe që do të finalizohen në konferencën që do të zhvillohet në Dhjetor 2016 në ABU DHABI.