Njoftime

Ftesë për pjesëmarrje në Analizat Vjetore të Departamenteve të Auditimit të KLSH-së

 

15.12.2015

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të organizojë në qytete të ndryshme të vendit, në mjediset e Universiteteve Publike të këtyre qyteteve, analizat vjetore të departamenteve të tij të auditimit,  mbështetur në ISSAI 1, Deklarata e Limës,  Neni 16 i saj ”Raportimi në Parlament dhe ndaj publikut të gjerë”, të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke mundësuar publikun për të mbajtur qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të përgjegjshëm”, të ISSAI 20 “Parimet e transparencës dhe të përgjegjshmërisë”.

Institucioni do të përcjellë në këto analiza, krahas gjetjeve kryesore të auditimeve në fushat përkatëse për këtë vit, arritjeve dhe mangësive ne punën audituese të secilit departament, edhe qasjen e tij ndaj problematikave të konstatuara, duke dhënë ide e sugjerime konkrete për përmirësimin e auditimeve, duke u përpjekur të orientohemi drejt INTOSAINT-it (Metoda e Vetëvlerësimit të Integritetit për Institucionet Supreme të Auditimit publik).

Analizat vjetore të Departamenteve do të fokusohen në “Performancën dhe impaktin e veprimtarisë audituese të Departamentit gjatë vitit 2015” dhe do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm :

•Departamenti i Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financime të Huaja, Shoqërive Publike dhe Mbrojtjes së Mjedisit, datë 18 dhjetor, ora 10.00, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.
•Departamenti i Auditimit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit, datë 18 dhjetor, ora 10.00, në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
•Departamenti i Auditimit të Buxhetit Qëndror, Adminstratës së Lartë Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit të Brendshëm, datë 19 dhjetor, ora 10.00, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.
•Departamenti i Auditimit të Performancës, datë 22 dhjetor, ora 09.00, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
•Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme, datë 23 dhjetor, ora 10.00, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Ftohen të gjithë gazetarët e interesuar të mediave qëndrore dhe lokale, si edhe përfaqësues të OJF-ve të ndryshme, të marrin pjesë në këto analiza.