Kontrolli i Lartë i Shteti është pjesë e grupit të punës së EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit (WGEA)
24.02.2016
Dr. Bujar Leskaj
Kryetar
Kontrolli i Lartë i Shtetit
19 Shkurt 2016
Organizimi i takimit vjetor të Grupit të Punës së EUROSAI për Auditimet e Mjedisit
I nderuar z. Leskaj,
Dëshiroj të falënderoj Kontrollin e Lartë të Shteti për pjesëmarrjen aktive në grupin e punës së EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit.
Ishte kënaqësi për mua të merrja letrën tuaj të datës 12 nëntor 2015 në të cilën ju shprehni gatishmërinë për organizimin në të ardhmen të një takimi të grupit të punës të EUROSAI-t për auditivet e Mjedisit(WGEA).
Me kënaqësi pranoj propozimin dhe ftesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë për organizimin e Takimit Vjetor të 15- të të WGEA.
Temat e takimit vjetor do të vendosen ne fund të Shtatorit pasi të jenë diskutuar në Komitetin Drejtues të këtij grupi. Ndërkohë sekretariati i WGEA është i përgatitur të orientojë stafin tuaj për çdo detaj që lidhet me çështjet organizative.
Mbetem në pritje të përgjigjes Suaj dhe të një bashkëpunimi të mirë midis institucioneve tona.
I Juaji sinqerisht
Alar Karis
Auditues i Përgjithshëm
Kryetar i Grupit të Punës
së EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit
Zyra Kombëtare e Auditimit e Estonisë