Njoftime

KLSH merr pjese në seminarin e përbashkët “Mbi marredheniet dhe bashkëpunimin e Institucioneve Supreme te Auditimit dhe Audituesve të Brendshëm ne Sektorin publik”.

12.05.2017

Në datën 11 Maj 2017 në Bruksel u zhvillua Seminari i përbashkët i EUROSAI-ECIIA i organizuar nga Gjykata Belge e Auditimit në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes së perbashkët se lidhur ne vitin 2011 dhe rinovuar ne vitit 2014 midis EUROSAI-t dhe ECIIA.

Në këtë event morën pjesë 66 delegatë nga 22 vende anëtare të EUROSAI-t dhe përfaqësues të Konfederatës Europiane të Instituteve të Auditimit të Brendshëm (ECIIA).

Kontrolli i Lartë i Shtetit ne këtë seminar u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm zj Luljeta Nano dhe nga Drejtori i Përgjithshëm zj. Manjola Naco.

Seminari u përshëndet nga z. Henrik Stein, Presidenti i ECIIA-se dhe nga z. Tutti Yli Viikari President i SAI-t te Finlandes dhe njeherazi zëvëndës presidenti i EUROSAIT.

Tema qëndrore e elaburuar në këtë seminar përfshinte diskutimet mbi “ Marrëdhenjet e
Institucioneve Supreme të Auditimit dhe audituesve të brendshëm në sektorin publik” .

Në këtë kuadër u sollën në vëmëndje të pjesmarrësve qasjet metodologjike të Institucioneve Supreme të Auditimit në analizat dhe kontrollin e eficencës së auditimit te brendshëm dhe në menaxhimin e riskut në sektorin publik.

Nga përfaqësuesit e SAI-t te Holandës u prezantuan prektikat dhe eksperiencat në përdorimin e ”punes” së audituesve të brendshëm në procesin e kryerjes së auditimeve finaciare nga Institucionet Supreme te Auditimit.  

Përfaqësuesit e SAI-t Turk prezantuan qasjet e aplikuara nga SAI-t Europiane ne lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit midis Institucioneve Supreme te Auditimit dhe Njësive qendrore te Auditimit te Brendshëm, NJQH/AB, te rezultuara nga nje studim (survey) adresuar vendeve anëtare te EUROSAI, ku KLSH ishte paraqitur me eksperiencën dhe qasjen institucionale ne këtë aspekt.

Përgjatë seminarit u diskutuan dhe tema te  tjera nder te cilat përmendim:

-Implementimi i marrëveshjeve ndërkombëtare te bashkëpunimit,
-Komitetet e Auditimit në Sektorin Publik; rezultate te një studimi (survey) dhe rekomandime,
-Prezantimi i kuadrit te ri te praktikave profesionale ndërkombëtare te auditimit te brendshëm  e te tjera.

Në përfundim të seminarit të pranishmit dakortësuan se bashkëpunimi dhe marredhenja proaktive midis Auditimit te Brendshem dhe Institucionet Supreme te Auditimit  shkëmbimi i eksperiencave dhe qasjeve midis SAI-ve dhe organizatave profesionale i shërben një qëllimi te përbashkët te rritjes se llogaridhënies dhe menaxhimit efektiv te financave publike.