Njoftime

Takimi i koordinatorëve të SAI –ve të vendeve anëtare të BE, vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme.

18.05.2017

Në  datat 16-17 maj 2017 në Stokholm, Suedi u zhvillua takimi i radhës i koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të  BE, vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme. Takimi u përshendet nga Presidenti i SAI te Suedisë, z. Stefan Lundgren.
Në ditën e parë të takimit, përfaqësues të SAI-eve pjesmarrëse diskutuan rreth përmirësimit të komunikimit për organizimin e suksesshëm të takimit  vjetor të drejtuesve të SAI të vendeve anëtare të BE dhe vendeve kandidate, pjesë e Komitetit të Kontaktit,  duke theksuar rendësinë që ka mirëkoordinimi dhe bashkëpunimi midis SAI-eve për mirëpërcaktimin  e temave që diskutohen në takimet e drejtuesve të SAI-eve. 

Në ditën e dytë fokusi i aktivitetit u përqëndrua në raportimin nga SAI të vendeve anëtare të BE të aktiviteteve të kryera në bashkëpunim dhe çështje të cilat duhet të merren në konsideratë në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-eve anëtare.
Takimi i ardhshëm i drejtuesve të SAI-eve, anëtarë të Komitetit të Kontaktit do të zhvillohet në datat 12-13 tetor 2017 në Luksemburg. Ky takim do të organizohet nga Gjykata Evropiane e audituesve e cila feston këtë vit 40 vjetorin e krijimit të saj.
Tema kryesore që do të diskutohet në këtë takim do të jetë “Mund të kontribuojne SAI-et në kthimin e besimit tek qytetarët?”. Nën temat e këtij takimi do të jenë “Roli i SAI-eve në sistemet demokratike” dhe “Produktet e reja në fushën e auditimit dhe komunikimi me palet e interesit”. Risia  e këtij takimi do të jete drejtimi nga një personalitet në fushën e auditimit i cili nuk është pjesë  e Komitetit të Kontaktit. Nga ECA propozohet që takimi të drejtohet nga Zv. Presidentja e SAI të Zvicrës, znj. Brigitte Christ.

SAI i Suedisë raportoi lidhur me draft raportin e auditimeve paralele me temë “Risku për qëndrueshmërinë e financave publike”  të kryera nga SAI-et e Suedisë, Letonisë, Holandës, Finlandsë, Portugalisë  dhe Sllovakisë.  Qëllimi i krijimit të  këtij rrjeti   është përmirësimi i  metodologjisë dhe praktikave në auditimin e politikave fiskale, duke synuar përdorimin e praktikave më të mira dhe shkëmbimin e  informacionit ndërmjet SAI-ve.
Lidhur me aktimitetet e Grupit të Punës për Fondet e Stukturuara, i cili është mandatuar nga Komiteti i Kontaktit për të raportuar për menaxhimit nga vendet anëtare në mënyrën e duhur të këtyre fondeve, SAI i Gjermanisë raportoi lidhur me auditimet paralele të kryera nga disa SAI me temë "Kontributi i Fondeve Strukturore në strategjinë e BE   2020 në fushat e arsimit dhe / ose punësimit". Në këtë grup pune marrin pjesë 11 SAI dhe grupi kryhesohet nga SAI i Gjermanisë. Pyetja kryesore e auditimit ishte ”A kanë hartuar dhe implementuara vendet anëtare politika efektive për punësimin në kuader të strategjisë evropiane 2020”. Puna audituese ka përfunduar në të gjithë vendet antare dhe po rishikohet raporti i auditimit. Raporti do të aprovohet nga vendet anëtare në takimin që do të zhvillohet në shtator dhe do të miratohet nga Komiteti i Kontaktit në takimin që do të zhvillohet në Luksemburg në tetor 2017.
SAI i Portugalisë raportoi lidhur me aktivitetet e zhvilluara nga rrjeti për Strategjinë Evropiane të Auditimit 2020, rrjet i cili është krijuar dhe ushtron aktivitetin e tij prej vtit 2008. Takimi i ardhshem i rrjetit do të zhvillohet në maj 2017 në Maltë dhe në të do të diskutohet për aktivitetet e kryera dhe të ardhmen e ketij rrjeti. Rrjeti ka si objektiv kryesor ndarjen e  përvojave dhe informacionit mbi strategjitë e miratuara nga SAI-të, praktikat më të mira, metodat e auditimit dhe teknikat e përdorura.

Raporti për  aktivitetet e zhvilluara nga Grupi i Punës për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar  u paraqit nga SAI i Portugalisë. Në këtë grup aderojnë 25 SAI-e të vendeve anëtare të ndara në grupe. Aktivitetet e këtij grupi punë konsitojnë në ndarjen e eksperiencave lidhur me:
•Tendencat e përgjithshme në fushën e TVSH-së;
•Matjen e humbjeve të TVSH-së për shkak të mashtrimit dhe vlerësimin e efektivitetit të Monitorimin e zhvillimeve në fushën e TVSH-së;
•Nxitjen e bashkëpunimit për kontrollin e TVSH.
Ndër aktivitetet që planifikon ky grup pune gjatë vitit 2017 mund të përmendet inicimi i auditimit paralel për e-commerce, i cili do të udhëhiqet nga SAI i Gjermanisë.
Në vitin 2013, Komiteti i Kontaktit vendosi të krijojë task forcën për ndjekjen nga afër procesin e nisur nga Komisioni Evropian për zhvillimin e Standardeve Evropiane të Kontabilitetit në Sektorit Publik (EPSAS). Grupi i punës i mandatuar të marrë një rol aktiv në grupet e punës të ngritur nga Komisioni për çështjet e standardeve  EPSAS dhe t'i raportojnë Komitetit të Kontaktit. Lidhur me zhvillimet më të fundit në këtë fushë raportuan drejtuesit e kësaj Task Force, përkatësisht SAI i Gjermanisë dhe ai i Francës.
Mbi aktivitetet e kryera nga rrjeti i vendeve kandidate të BE raportoi përfaqesuesi i SAI-të Maqedonisë, i cili paraqiti një panorame të aktiviteteve të kryera dhe atyre që parashikohen të kryhen kryesisht në bashkëpunim me Gjykatën Evropiane të Audituesve, SAI e Suedisë dhe Grupin e Punës për Aktivitetet Audituese.
Lidhur me çështjet që mund të merren në konsideratë nga drejtuesit e SAI-eve, anëtarë të  Komitetit të Kontaktit mund të përmenden:
•Deklaratat e sigurisë së auditimit të propozuara nga Gjykata Evropiane e Auditimit;
•Bashkëpunimi midis SAI-eve për metodologjinë e shkëmbimit dhe analizes së të dhënave;
•Përditësimi i booklet-it të auditimit të prokurimeve publike.

Në kuadër të takimimit të Liasion officers të vendeve të BE, në datën 15 maj 2017 u zhvillua takimi i personave të kontaktit të rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme të BE. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Gjykatës Evropiane të Audituesve, SIGMA-s, SAI të Suedisë, Grupit të Punës për Aktivitetet Audituese, Turqisë, Shqipërisë,  Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe në rolin e vëzhguesit përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet e kryera nga SAI-et anëtare të rrjetit dhe aktivitetet që do të zhvillohen deri në përfundim të vitit 2017. Kështu nga SAI i Turqisë u raportua rreth zhvillimit të konferencës për marrëdhëniet e SAI me parlamentin  për rritjen e impaktit të punës së SAI-eve. Përfaqësuesit e SAI të Suedisë raportuan lidhur me ecurinë dhe statusin aktual të auditimit paralel të performances, i cili po kryhet nga disa SAI-e në fushën e prokurimit publik. 

KLSH raportoi lidhur me zhvillimin në datat 14-15 qershor 2017 të konferencës me temë “Roli i SAI-eve  në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit”. Kjo konferencë do të zhvillohet në bashkëpunim me SIGMA-n, ekspertët e të cilës do të referojnë lidhur me zhvillimet më të fundit në vendet e BE për këtë çështje thelbësore.

Me synim përmirësimin e metodologjise dhe ngritjen e kapaciteteve audituese SAI i Suedisë propozoi një draft plan të aktiviteteve trajnuese për periudhën 2017-2020, trajnime të fokusuara kryesisht tek auditimet financiare. Pjesmarrësit në takim ranë dakort që ky plan ambicioz të diskutohet  dhe të dakordësohet nga të gjithë në një kohë të dytë.  Në takimet  e Liaison Officer të vendeve të BE dhe rrjetit të vendeve kandidate të BE, KLSH u përfaqësua nga specialistet e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhëmieve me Jashtë, znj. Alma Shehu dhe          znj. Amntja Patozi.
Takimi i ardhshëm i koordinatorëve të SAI-ve do të zhvillohet në tetor 2017 në Luksemburg.