Mbi trajnimin “Elementët Bazë të Auditimit” Projekti “Mbështetje e SIGMA-s për KLSH”, Tiranë datë 12 – 14 Maj 2014
Përshkrim i Përgjithshëm
Funksioni i audituesve të jashtëm publikë vijon të marrë rëndësinë e duhur dhe prej tij kërkohet gjithnjë e më shumë gjatë dekadave së fundit. Pritshmëritë e grupeve e interesit si: Parlamenti, Qeveria dhe publiku po vendosin gjithnjë e më tepër presion mbi auditimin e jashtëm publik duke kërkuar në të njëjtën kohë transparencë dhe përgjegjshmëri mbi përdoruesit e fondeve publike. Tashmë publiku dhe grupet e tjera të interesit duhet të ndërgjegjësohen se auditimi është një mjet i rëndësishëm për ta në vlerësimin e cilësisë së rezultateve dhe performancës së njësive publike e qeveritare përfshirë : sistemet, procedurat, punonjësit po ashtu dhe pasqyrat financiare. Audituesit e sotëm kërkohet të kenë një formim multidimensional me eksperiencë të tillë që të jenë të aftë të kuptojnë se si komponentët e veprimtarive të institucioneve të audituara funksionojnë dhe ndërveprojnë ndërmjet tyre.
Deklarata e Limës së INTOSAI-t (ISSAI 1) përcakton qartë se një Institucion Suprem i Auditimit është i pavarur në rekrutimin, mbajtjen dhe pozicionimin efektiv të stafit të kualifikuar, punëdashës dhe të motivuar. Ky rol nënkupton jo vetëm menaxhimin e funksioneve tradicionale të personelit auditues por gjithashtu angazhimin e stafit të ri, proaktiv të aftë që të mbështesë dhe përkrahë ndryshimin e Institucionit për t’ju përgjigjur zhvillimeve. Sfidat e përballjes me kerkesat në rritje të grupeve të interesit dhe qasja e re dhe roli modern i auditimit kërkon nga KLSH tí shtojë profilit të tij një tipar të ri si një institucion efektiv mësimi. Promovimi i një organizate të të mësuarit synon që KLSH të krijojë aftësitë për: tú përshtatur me shpejtësi me ndryshimet; të vendosë në një linjë qëllimet e Institucionit me të mësuarit individual; promovimin e informacionit-shkëmbimin dhe ekspertizës së marrë; përdorimin e strategjive alternative të të mësuarit, integrimin e të mësuarit në vendin e punës; dhe tú jepet mundësi punonjësve të ndjehen individualisht përgjegjës për mësimin e tyre.
Për këtë qëllim, si pjesë dhe një nga Kapitujt kryesorë të Planit të Trajnimit të Stafit të KLSH për vitin 2014, Trajnimi i stafit të ri po zhvillohet intensivisht duke u mbështetur në burime të brendshme dhe nga jashtë KLSH por gjithnjë duke synuar arritjen me cilësi të lartë të objektivave të vendosur në këtë drejtim.
Projekti “SIGMA - Mbështetje për KLSH”, i cili vijon të implementohet me sukses prej dy vjetësh, organizoi veprimtarinë e tij të rradhës të cilën ia kushtoi pikërisht edukimit dhe mësimit të stafit të rekrutuar rishtazi, objektiv ky i nxitur dhe i mbështetur fuqimisht nga Kryetari, Z. Bujar Leskaj.
Qëllimi i Trajnimit:
Krijimi dhe kapaciteteve audituese, formimi profesional i gjeneratës së re në KLSH duke u mbështetur në prezantimin dhe njohjen me Standardeve Ndërkombëtare të INTOSAI-t, aplikimin e tyre në angazhimet e auditimit dhe praktikat më të mira të BE-së.
Objektivat e trajnimit:
Ky trajnim u konceptua si një kuadër i përgjithshëm për të ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë se çfarë përfshin funksioni dhe profesioni audituesit. Trajnimi përfshiu një përshkrim të objektivave dhe përfitimeve të llojeve të ndryshme të auditimit. Nëpërmjet tij u përshkruan katër fazat e procesit të përgjithshëm të auditimit, duke filluar nga planifikimi, ekzekutimi i auditimit ,mbledhja dhe vlerësimi i evidencës deri në publikimin e Raportit dhe dhënies së opinionit.
Trajnimi u mbështet në përshkrimin e Standardeve Ndërkombëtare të INTOSAI-t , ISSAI, duke u treguar kështu audituesve se cilat janë kërkesat ndaj tyre si në aspektin e aftësive dhe qëndrimeve , ashtu dhe drejtim të standardeve që aplikohen ne faza të ndryshme të procesit të auditimit.
Trajnimi kishte si objektiv që audituesit pjesëmarrës në përfundim të tij të pajisen me njohuritë specifike si:
- Identifikimi i përfitimeve nga auditimi, cilat janë Standardet Ndërkombëtare të INTOSAI-t dhe si ato gjejnë aplikim në kryerjen e auditimeve.
- Njohja dhe përcaktimi i përdorimit të llojit të përshtatshëm të auditimit në varësi të objektivave që audituesi duhet të arrijë.
- Të kuptojnë dhe zbatojnë parimet bazë të auditimit
- Të jenë të aftë të marrin pjesë në planifikimin, kryerjen dhe raportimin e auditimit
- Të kuptojnë objektivat e auditimit dhe riskun e auditimit me qëllim që të përzgjedhin mënyrën më të përshtatshme për të kryer auditimin.
- Të kuptojnë konceptin e materialitetit, provës së auditimit dhe të jenë të aftë ta dallojnë atë nga kërkesat e raportimit.
- Të kuptojnë nevojat e ndryshme të raportimit dhe të jenë të aftë të përzgjedhin praktikat më të mira të raportimit.
Grupi pjesëmarrës
Në përbërje të grupit pjesëmarrës u angazhuan auditues të rekrutuar rishtazi në institucion me qëllim njohjen dhe prezantimin e tyre me element bazë të funksionit të auditimit.
1.Ina Sokoli
2.Elira Cukalla
3.Ibrahim Ndreu
4.Luan Kuka
5.Gentjan Leva
6.Besmir Pajaj
7.Amatia Patozi
8.Yrjada Jahja
9.Elisa Metaj
10.Almen Alemi
11.Enida Mataj
12.Odeon Smajli
13.Jorida Zhegu
14.Mirland Cela
15.Marvin Karralli
16.Dorino Meca
17.Aulona Jonuzaj
18.Ergys Dhami
19.Jonild Hoxhaj
20.Anesti Gjika
21.Rezar Golemaj
22.Erjola Mecaj
23.Erieta Kellici
24.Adela Sollaku
Përbërja e trajnerëve
Modeli i trajnimit nga SIGMA në këtë organizim u konceptua në një format tjetër porsa i përket angazhimit të trajnerëve. Trajnimi u ofrua nga një grup ekspertësh të përbërë nga :
1.z.Arjen Lok dhe znj. Beatrix Lesiewicz, ekspertë të Gjykatës Evropiane të Llogarive,
2.z. Joop Vrojlik Zyrtar i Larte i SIGMA-s dhe
3.znj. Albana Gjinopulli, Përgjëgjës Sektori në KLSH.
Kombinimi i punës në grupin e trajnërëve bëri të mundur që njohuritë të prezantohetn jo vetëm nga pikëmaja teorike por dhe aplikimin e tyre në praktikën ë ECA dhe KLSH. Kjo mundësoi që pjesëmarrësit të shikonin ndryshimet dhe ngjashmëritë e implementimit në aspekte dhe praktika të ndryshme të standardeve ISSAI.
Tiranë, Maj 2014