Auditues të KLSH-së trajnohen në Qendrën e Ekselencës në Financë (CEF).
Në datat 24-26 shtator 2014, Lubjanë Sloveni., z.Kozma Kondakçiu, Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të IT dhe audituesi z.Idlir Dervishi, morën pjesë në trajnimin:
”Roli i auditit të brendshëm në menaxhimin e riskut, mashtrimit dhe riskun në IT” zhvilluar në zyrat e Qendrës së Ekselencës në Financë (CEF),
Trajnimi u krye nga znj. Tina Toman Pfajfar dhe znj. Polona Pergar Guzaj, audituese si dhe nga z. Bostjan Kezmah auditues i sistemeve IT.
Në trajnim merrnin pjesë pjesëmarrës nga SAI Serbisë, Kroacisë, nga Ministria e Energjetikës të Turqisë, Agjencia e Komunikimit Elektronik të Maqedonisë, SAI i Mongolisë, auditues të disa Kompanish Sigurimesh dhe 2 përfaqësuese të Ministrisë së Financave Shqiptare.
Në ditën e parë të trajnimit nga znj. Polona Pergar Guzaj u trajtuan temat në lidhje me kuptimin e mashtrimeve dhe përgatitijen e regjistrit të riskut në fushën e mashtrimeve. Gjithashtu u shpjeguan metoda për reagimin e menaxhereve të institucioneve gjatë peridhës që mashtrimi po ndodh.
Në ditën e dytë, nga Audituesi i IT z. Bostjan Kezmah, u trajtuan tema për kuptimin e riskut të sistemeve IT të qeverisjes, ekspozimin e tyre ndaj sulmeve kibernetike dhe përkufizimin e disa standarde të IT. Gjatë sesionit të dytë u dha një shembull sulmi kibernetik dhe mënyrat si mund të përgjigjet stafi i institucionit në situata të ngjashme.
Ndërsa në ditën e tretë, nga z.Tina Toman Pfahfar u trajtua tema mbi përgatitjen e regjistrit të riskut dhe performancës që mund të ketë auditi i brendshëm në bazë të regjistrit të riskut.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikatat e trajnimit.