Trajnime nga institucionet nderkombetare

“Planifikimi dhe menaxhimi i ndryshimit në Organizatë”, Workshop i organizuar me 28-29 Prill 2015 nga CEF, Ljubljanë.

Në datat 28-29 Prill 2015, në Qendrën për Ekselencë në Financë të Sllovenisë, u zhvillua Workshopi mbi ‘Planifikimin dhe menaxhimin i ndryshimit në Organizatë’, ku morën pjesë edhe dy punonjës të Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj. Yllka Dede dhe z. Sali Agaj.

group photo

Në organizimin e këtij aktiviteti ‘Qendra për Ekselencë në Financë’ ka marrë në konsideratë faktin se ndërsa zhvillohen përparësitë kombëtare, ndryshimi dhe reformat janë veçoritë që tregojnë se organizatat po përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme infrastrukturën e tyre. Workshop-i kishte si qëllim t’i pajiste pjesëmarrësit me njohuri të vlefshme se si menaxherët dhe profesionistët mund të ndërmarrin një qasje sistematike për të përgatitur veten, kolegët e tyre dhe organizatat për ndryshim dhe për t’i dhënë pjesëmarrësve njohuritë e nevojshme për planifikimin e ndryshimeve efektive.
Workshopi u zhvillua nga konsulenti me eksperiencë në fushën e menaxhimit, Brendan McCarron nga Britania e Madhe i njohur ndërkombëtarisht, për klientë të sektorit publik dhe privat në Europë, Lindjen e Mesme dhe të Largët, Afrikë dhe ShBA.
Në këtë aktivitet morën pjesë 17 përfaqësues, nga 7 vende; ndër të cilët 2 nga Kosova dhe një nga Ministria jonë e Financave. Pjesëmarrësit kryesisht ishin punonjës të sistemit financiar, fiskal, të auditimit dhe të dikastereve qendrore të vendeve të Ballkanit, Turqisë dhe Polonisë.
Workshopi kishte si objektiv të shtjellonte njohuritë bazë lidhur me:

• Presionet për të ndryshuar dhe si çfaqen ato
• Gatishmëria personale dhe e organizatës për ndryshim
• Kultura dhe se si ajo ndikon në ndryshim
• Efektet e vendimeve ekonomike dhe "shtytja" si mjete për të sjellë ndryshimin
• Menaxhimi dhe vendim-marrja
• Modelet e ndryshimit të sjelljes dhe se si të përdoren këto modele për ndryshim
• Mirëkuptimi i stafit, aktorëve, përdoruesve, në procesin e ndryshimit
• Rëndësia vendimtare e një komunikimi të mirë
• "Rezistenca për të ndryshuar"
      
Megjithëse disa prej çështjeve janë të njohura dhe të zhvilluara në literaturën e organizatave financiare apo audituese, këndvështrimi nga i cili u analizuan dhe shqyrtuan kishte shumë të reja të dobishme për punën e audituesve dhe me gjërë atë menaxhuese, etj.
Workshopi ishte konceptuar nëpërmjet trajtimit të temave nga ana teorike dhe me diskutime interaktive. Për të patur sa më efektivitet në dhënien e njohurive pjesëmarrësve, për gjysmën e kohës së planifikuar të Workshopit u bënë edhe 4 ushtrime me raste praktike (case studies), të cilat u zgjidhën në grupe dhe pastaj u diskutuan me të gjithë kursin duke e shtjelluar dhe zhvilluar më tej me përvojën e pjesëmarrësve.      
Gjatë zhvillimit të të gjitha çështjeve përfaqësimi ynë si Institucion ka qenë i denjë; duke kontribuar sa më aktivisht në diskutime, në përvojën tonë në shumë drejtime, në ushtrime dhe në propozime për situata të ndryshme të paraqitura; të cilat vinin nga përvoja jonë si Institucion.