Praktikat më të mira dhe auditimi i prokurimeve publike të fondeve të Bashkimit Europian, duke u bazuar në “Direktivën e Re për Prokurimet Publike në BE 2014/24/EU
Në datat 10-11 Qershor 2015 në Luxembourg, në vijim të bashkëpunimit mes Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA) dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit , mbi çështjet të interesit të përbashkët, u zhvillua seminari me tematikë “Praktikat më të mira dhe auditimi i prokurimeve publike të fondeve të Bashkimit Europian, duke u bazuar në “Direktivën e Re për Prokurimet Publike në BE 2014/24/EU”. Në këtë aktivitet morën pjesë dy audituese të KLSH-së, Luljeta Shtylla dhe Valentina Golemi.
Qëllimi kryesor i seminarit ishte prezantimi i praktikave më të mira të auditimit mbi proçedurat e prokurimeve publike të fondeve të Bashkimit Europian, nga ECA, auditime të realizuara në përputhje edhe me ndryshimet e miratuara nga Parlamenti Evropian dhe Këshillit të Evropës të Direktivës së Re për Prokurimet Publike në BE 2014/24/EU.
Aktiviteti i trajnimit, u drejtua nga z.Michael Burnett, ekspert i Institutit Europian të Administratës Publike (EIPA) dhe zv.Drejtor i Kompanisë Private të Auditimit KMPG, znj.Rita Beuter, experte prokurimesh pranë Europian Institute of Public Administration (EIPA) dhe z.Peter Braun, ekspert prokurimesh në disa firma ligjore private.
Fillimisht u prezantua një përmbledhje për Direktivat e mëparshme të Bashkimit Europian për prokurimet, ato që janë në fuqi aktualisht dhe krahasimi me miratimin e Direktivës së Re për Prokurimet Publike në BE 2014/24/EU, si një sfidë e kuadrit legjislativ të proçedurave të prokurimeve publike të BE-së, me qëllimin e rritjes së mëtejshme e efiçiencës dhe efikasitetit në proçedurat tenderuese. Kjo Direktivë është miratuar në 26 shkurt 2014 nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europës, dhe është e detyrueshme për tu aplikuar nga të gjitha vendet e BE deri në vitin 2016, të gërshetuara me kodin e etikës së INTOSAI dhe aplikimin e ISSAI 30 në sektorin publik. Gjithashtu edhe vëndet kandidate të BE, kanë detyrimin e përafrimit të legjislacionit të prokurimit public me legjislacionin e BE.
“Direktiva 2014/24/EU është e mbështetur në strategjinë e Bashkimit Europian “Europe 2020”, dhe qëllimi kryesor saj është :
-Rritja e efiçencës në shpenzimet publike, duke zhvilluar një proçedurë prokurimi në përmbushje të kritereve ligjore, kapaciteve ekonomike, financiare dhe profesionale, në përzgjedhjen e ofertës më të mirë ekonomike, duke siguruar që Autoritetet kontraktore të pronojnë oferta të cilat janë të përballueshme, të qëndrueshme, të pakushtëzuara dhe të plotësimit të nevojave të saj.
-Të ndihmojë SME (Ndërmarrjete Vogla dhe të Mesme) në pjesëmarrjen në proçedurat e prokurimeve të fondeve të BE, duke i inkurajuar që operatorët ekonomike (SME), nga ana e tyre të jenë aktivë në krijimin e një marrëdhënie me integritet me entet publike.
-Të përmirësojë dhe lehtësojë procedurat e prokurimit në krahasim me Direktivën 2004/18/EC, duke i rishikuar dhe i modernizuar ato, duke mundësuar proçedura më efektive në qëllimin e përbashkët social të vendeve anëtare të BE dhe candidate. Në ndryshim me direktivat e tjera, Direktiva 2014/24/EU, i jep përmarësi proçedurës së negocimit të gjerë konkurues,
-Të bëjë sa më të qartë nocionet dhe konceptet ligjore të shprehura në përmbajtjen e saj, në lidhje me parimet e përgjithshme të transparencës, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit. Për më tepër , rregullat të veçanta të BE-së zbatohen për dhënien e kontratave publike për punë, mallra dhe shërbime, për sektorët klasikë, për utilitet dhe për fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjithashtu në këtë Direktivë janë të përfshira dhe disa kazuse të veçanta, në bazë të praktikave të vendeve anëtare të BE, të cilat e bëjnë më të qartë përdorimin e saj, duke bërë më të thjeshtë përzgjedhjen e llojit të proçedurës nga enti prokurues. Fusha e zbatimit të këtyre proçedurave përcaktohet sipas enteve kontraktuese, kontratave përkatëse, kufijve monetarë dhe përjashtimeve specifike. Legjislacioni i BE-së vendos rregulla mbi proçedurat e rishikimit dhe mjeteve ligjore.
Direktiva 2014/24/EU është në përputhje të plotë me rregullat dhe ligjet ndërkombëtare duke lehtësuar edhe pjesmarrjen në proçeset e prokurimeve edhe për firmat të cilat nuk i përkasin shteteve të Bashkimit Europian, duke maksimizuar transparencën e garës konkuruese dhe marrjen e masave mbrojtëse për të rritur integritetin, ku është e nevojshme përshtatjen e legjislacionit nacionalë me atë të legjislacionit të BE.
Një këndveshtrim i rëndësishëm i seminarit, ishte fokusimi ndaj luftës kundër korrupsionit, kjo Direktivë është shoqëruar me manuale praktike për të evituar parregullsitë, mashtrimet dhe manipulimin e proçedurës së prokurimit. Duke qënë se kemi të bëjme me fonde publike që vihen në punë me qëllim realizimin e nevojave dhe interesave të publikut, vlerësohet si shumë i dobishëm aksesi me qëllim auditimi që ECA, duhet të bëjë mbi proçedura prokurimi të rëndësishme dhe kontrata komplekse dhe me vlera të mëdha, të cilat në mënyrë më të ndjeshme dhe të drejtëpërdrejtë prekin interesat dhe portofolet e individëve (taxpaguesit). Kjo praktikë, është e shoqëruar më manual praktik i cili përputhet me standatet e auditimit të Gjykatës Europiane të Audituesve dhe standardet INTOSAI. Këto manuale bëjnë të mundur lehtësimin e proçedurës së auditimit nga ana e audituesve të ECA-s dhe audituesve të SAI-ve të vendeve anëtare.
Gjatë trajnimit u zhvilluan edhe disa shembuj “case study” të zhvillimit të proçedurave të prokurimit të cilat kishin si qëllim zbulimin e parregullsive në këto procedura nga ana e pjesmarrësve.
Për më teper informacion gjendet në këtë adresë;
http:/www.eipa.eu/en/topics/show/&tid=30