KLSH merr pjesë në workshop-in perfundimtar të Auditimit Paralel të Performancës mbi Eficiencën e Energjisë në Ballkanin Perëndimor
Në datat 19 deri më 21.05.2015 u zhvillua në Gjykatën Evropiane të Audituesve në Luksemburg, workshop-i përmbyllës i Auditimit Paralel të Performancës mbi Eficiencën e Energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit ka qenë dhe KLSH me audituesit Gjovalin Preçi, Andi Buzo dhe Artan Topjana.
Ky takim pune u drejtua dhe u menaxhua nga një grup ekspertësh në fushën e metodologjisë dhe auditimeve të performancës të Zyrës së Auditimit të Suedisë (SNAO), Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA) dhe Përfaqësuesit të Grupit të Përbashkët të Punës për Aktivitetet e Auditimit (JWGAA) të Institucioneve Supreme të Auditimit të BE-së. Krahas KLSH, morën pjesë përfaqësues nga SAI-et e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, auditues nga ECA etj.
Me interes të veçantë u ndoqën prezantimet “Gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet - parimet dhe praktikat më të mira” nga ekspertët e SNAO-s, duke evidentuar Standartet Ndërkombëtare të Auditimit (ISSAI-300) mbi vlerësimin e evidencës dhe krijimin e vlerës së shtuar, kërkesat që duhet të plotësojnë raportet e auditimit ne lidhje me besueshmërinë, objektivitetin, qartësinë në shkrim etj. Në vijim të kësaj teme u trajtuan sfidat e procesit auditues, marrja e videncës, organizimi dhe sistemimi i gjetjeve, udhëheqja e auditimit etj., të shoqëruara me shembuj nga praktika e të gjitha vendeve pjesmarrëse.
Tema “Leximi miqësor i raportit - workshop mbi komunikimin e mesazheve të qarta” transmetoi tek pjesmarrësit parimet kryesore, strukturën e raportit, rëndësinë e mesazhit të auditimit, ndërtimi dhe fromulimi i paragrafëve dhe vendosja e tekstit, figurave dhe tabelave, menaxhimi i evidencës dhe observacioneve etj.
Elementë mjaftë i rëndësishëm i raportit të auditimit është “Paraqitja e të dhënave”, e cila u demonstrua me mjaft profesionalizëm nga eskpertë të ECA-s.
Nga një pjestar i grupit të auditimit të performancës “Mbi përhapjen e karbonit në hapsirë” të ECA-s, shpjegoj gjithë procedurën e ndjekur që nga nisja e këtij auditimi, fazen studimore, pergatitjen e projektraportit, komunikimin me palët e interesuara (kryesisht Komisionin Evropian), paraqitjen e observacioneve, hartimin e raportit final etj.
“Zhvillimi institucional i ECA” ishte një prezantim i veçantë mbi numrin dhe rritjen e rëndësisë së auditimeve të performances, marrjes të sa më shumë mesazheve nga palët e interesuara deri në publikimin e raporteve etj. Gjithashtu u evidentua dhe perpsepktiva e zhvillimit të ECA, duke filluar nga 1 janari i vitit 2016, që do të bëhet më fleksibël, duke u organizuar mbi bazën e detyrave etj. Cilësia e kontrollit, merrte një kohë të konsiderueshme për çështje të analizës, adresimit të kërkesave të palëve të interesuara etj., në zbatim të ISSAI 40.
Temat e paraqitura janë gërshetuar vazhdimisht me praktika ushtrimore që t’ishëbejnë sa më shumë pjesmarrësve për zbatimin e mësimeve të dala gjatë këij projekti, në të ardhmen gjatë auditimeve të performancës.
Gjatë tre ditëve të punës, grupi i auditimit të KLSH paraqiti për diskutim një përmbledhje të draft Projektraportit të këtij auditimi, i fokusuar në “Përdorimin e burimeve alternative të energjisë elektrike”, duke u përqëndruar në gjetjet, konkluzionet dhe mesazhin kryesor të këtij auditimi. Ekspertët e SNAO-s dhe kolegët e vendeve tjera dhanë vlerësimet e tyre për punën e arrirë në një kohë relativisht të shkurtër, duke sugjeruar disa përmirësime që do t’i shërbejnë veprimtarisë audituese të performancës në të ardhmen.
Ky workshop ja arriti synimeve të tij për diskutimin e konkluzioneve e rekomandimeve, si dhe raporteve të auditimeve të përgatitura nga vendet e pjesmarrëse, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së auditimeve të perfomancës.
Në fund të workshop-it u diskutua dhe u vlerësua mbi projektin tjetër të bashkëpunimit midis vendeve pjesmarrëse në forcim të rolit dhe rëndësisë së auditimeve të perfomancës dhe cilësisë së tyre.