Kontrolli i Lartë i Shtetit në Komitetin e Kontaktit të Institucioneve Supreme të Auditimit të Bashkimit Evropian
19.10.2018
Bashkëveprimi ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit ( SAI-ve) të Bashkimit Evropian realizohet kryesisht brenda kuadrit të Komitetit të Kontaktit , i cili përbëhet nga Kryetarët e SAI-ve të vendeve anëtare.
Për 2018-ën takimi vjetor i Komitetit të Kontaktit dhe mbledhja teknike e zyrtarëve të koordinimit u organizuan më 11 dhe 12 tetor në Dubrovnik në kryesimin e SAI-t të vendit pritës Kroacisë. Në takim krahas Kryetarëve të SAI-ve të vendeve anëtare , u ftuan të marrin pjesë në cilësinë e observuesit aktiv SAI-t e Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë si dhe përfaqësues të SIGMA-s. Delegacioni me përfaqësues nga KLSH përbëhej nga znj. Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme dhe znj. Albana Gjinopulli Drejtore e Departamentit të Strategjisë dhe Metodologjisë së Auditimit.
Qëllimi i takimit ishin diskutimet e përbashkëta ndërmjet SAI-ve, mbi të praktikat dhe eksperiencat e tyre në auditime te temave specifike me rëndësi në zhvillimet e fundit të Bashkimit Evropian.
Z. Ivan Klesic , Kryetar i SAI-t Kroat në autoritetin e vendit udhëheqës të Komitetit të Kontaktit të SAI-ve për periudhën, në mirëseardhjen drejtuar pjesëmarrësve theksoi se: “Komiteti i Kontaktit është një rrjet shumë efektiv për kontakte profesionale ndërmjet audituesve publikë të BE-së nëpërmjet grupeve të punës , forumeve dhe task forcave mbi çështje specifike të auditimit.”
Seminarit solli prezantime dhe diskutime mbi Temën “Ndërveprimi me Qytetarët e BE-së – hapja e SAI-t “si një çështje mjaft kritike kur konsiderohen arritjet e SAI-ve nën këndvështrimin e qytetarit. Presidenti i ECA-s z. Klaus-Heiner Lehne së bashku me z. Kay Shcheller, President i SAI-t Gjerman dhe z. Charles Deguara, Kryetari i SAI-t të Maltës drejtuan panelin mbi ndërveprimin efektiv të SAI-t me qytetarët. Panelistët e ftuar diskutuan mbi sfidat që SAI-t po përballen në ambientin aktual dhe nën ndryshim të vazhdueshëm të BE, zgjidhjet e mundshme duke i kushtuar më shumë vëmendje atyre që qëndrojnë “jashtë” auditimit, të cilët përfaqësojnë qytetarët dhe duke kërkuar se cila është aktualisht perspektiva e qytetarëve mbi sfidat me të cilat po kalon Bashkimi Evropian sot.
Znj. Karen Hill , Drejtore e Programit SIGMA prezantoi mënyrat efiçente se si angazhimi publik mund të kontribuojë në politika dhe shërbime më të mira për qytetarët, ide e cila u trajtua më specifikisht nga znj. Laettitia Veriter përfaqësuese e “Citizens for Europe/ Qytetarët për Evropën “ mbi mundësitë se si angazhimi i qytetarëve me SAI-t sjellin impakt në ruajtjen e besimit publik tek Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij.
Qasje inovative mbi ndërveprimin e SAI-ve të BE-së me grupet e interesit dhe eksperiencat e vendeve anëtare në përdorimin e këtyre risive u sollën nga SAI-t e Hungarisë, Lituanisë dhe Bullgarisë.
Si një risi një forme e re e prezantimit të raporteve të rezultateve të auditimit nëpërmjet videove dhe posterave ofruan për pjesëmarrësit informacione mbi qëllimin, objektivat dhe mesazhin që përcjellin disa prej auditimeve më të rëndësishme të realizuar nga këto SAI gjate vitit të fundit. SAI i Republikës së Çekisë, Polonisë, Gjermanisë e vende të tjera nëpërmjet video prezantimeve sollën një qasje dinamike të modeleve inovative të përdorura prej tyre në angazhimin e qytetarëve.
Gjatë eventit dokumente , botime dhe revista të veprimtarive të SAI-ve nën kuadrin e rrjetit Komitetit të Kontaktit u shpërndanë tek pjesëmarrësit. Revista e ECA “në rrugën drjt Unionit – Temë speciale Ndihma e BE para-anëtarësimit”, botim i muajit Gusht 2018, prezanton një intervistë ekskluzive të z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi përfitimet dhe impaktin nga implementimi i Projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm Publik në Shqipëri” nën Programin IPA 2013, i realizuar me sukses nga SAI i Polonisë dhe SAI Kroat me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Gjykata e Auditimit të Hollandës.
Duke theksuar rëndësinë e rolit që auditimi i jashtëm publik merr në kuadër të aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, KLSH ka ndërmarrë iniciativa për reformim dhe pajtueshmëri të plotë të punës audituese me Standardet Ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit INTOSAI. Në intervistën e tij z. Leskaj thekson që të fillim nevojën që ka ekzistuar për KLSH në përmbushje të kritereve të Kopengahegenit ( Kriteret e anëtarësimit të BE) në fushën e auditimit të jashtëm publik , si kërkesë dhe kusht për një institucion të auditimit modern dhe i udhëhequr nga profesionalizmi. Kryetari i KLSH vlerëson impaktin dhe mundësinë unike që ... këto projekte dhe shkëmbimi i eksperiencave nëpërmjet tyre i dhanë audituesve tanë për të mësuar rreth qasjeve të reja të auditimit....
Paralelisht me takimin e Kryetarëve të SAI-ve u organizua dhe takimi në nivel teknik të koordinatorëve të vendeve anëtare, takim i cili trajtoi çështje lidhur me organizimin dhe koordinimin e veprimtarive që kryejnë dhe do të kryejnë Task Force dhe Grupet e Punës mbi bazën e vendimeve të marrë nga Komiteti i Kontaktit.
Raportimi dhe vendimmarrja mbi veprimtaritë e ardhshme të Komitetit të Kontaktit dhe Grupeve të Punës dhe Task Forcë që veprojnë nën këtë organizim u trajtuan nën këndvështrimin e propozimeve dhe zhvillimeve për periudhat e ardhshme .
Në përfundim të takimit sipas procedurës dhe traditës z. Krysztof Kwatkowski, President i SAI-t të Polonisë mori dhe kryesimin e radhës për vitin e ardhëm i cili u dorëzua nga SAI Kroat në përfundim të periudhës një vjeçare.