Njoftime

GAO, lider i vlerave të integritetit dhe etikës në auditim Nga Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së, botuar në gazetën “Albanian Daily News”

05.12.2018

Në daten 3 dhjetor 2018, në gazetën “Albanian Daily News”, është botuar shkrimi i Kryetarit të KLSH-së, z.Bujar Leskaj “GAO, lider i vlerave të integritetit dhe etikës në auditim”. Në këtë artikull, z.Leskaj ndër të tjera shkruan, “ ... Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm shteti më demokratik dhe i fuqishëm në botë. Institucioni suprem i auditimit publik të këtij vendi është një institucion lider i INTOSAI-t, i organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit (SAI-ve), jo vetëm për vlerat që mbart, por edhe për kontributin historik që ka dhënë. Rreth 25 vjet më parë, në vitin 1992, SAI i SHBA-ve, Zyra Amerikane e Llogarive Qeveritare (GAO), organizoi Kongresin INCOSAI XIV të INTOSAI-t në Uashington D.C.. Ky eveniment shënoi zhvillimin më të rëndësishëm në komunitetin e SAI-ve deri në atë kohë, pas Kongresit INCOSAI IX të INTOSAI-t në Lima të Perusë në vitin 1977. Kongresi i Uashingtonit u përqendrua në Standardet dhe udhëzimet për auditimin suprem publik. Nga Uashingtoni nisi rrugëtimin saga e produktit kryesor të auditimit publik në botë (që më pas tërhoqi edhe vëmendjen e OKB-se dhe sot përbën bazën e monitorimit të Axhendës së saj të Zhvillimit 2030), standardet ISSAI të pranuara ndërkombëtarisht të auditimit suprem. Në kryeqytetin amerikan mori formën e qartë dhe të plotë moto e INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”. 

Me kalimin e viteve, vitaliteti i fituar nga standardet profesionale u ndërthur me përcaktimin e drejtimeve strategjike të INTOSAI-t. GAO mori kryesinë e Grupit të Punës së organizatës për përgatitjen e strategjisë së zhvillimit të auditimit suprem në nivel botëror. Kontributi i GAO-s në këtë Grup ndihmoi edhe strategjinë e zhvillimit 2013-2017 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi në themel të saj kjo strategji ka objektivat kryesore të përcaktuara në strategjinë e zhvillimit 2011-2016 të INTOSAI-t, sidomos Objektivi i dytë i ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe Objektivi i katërt i zhvillimit drejt një organizate model.

GAO ishte po ashtu në boshtin e përgatitjeve të Planit të ri Strategjik të Zhvillimit 2017-2022 të INTOSAI-t, të miratuar në Kongresin e fundit të organizatës, INCOSAI XXII, zhvilluar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe më datat 5-11 dhjetor 2016.  Kryetar i Grupit të Punës për hartimin e Planit Strategjik të INTOSAI-t ishte drejtuesi i GAO-s dhe KryeKontrollori i Përgjithshëm i SHBA-ve, z. Gene L. Dodaro, mik i shqiptarëve dhe i KLSH.... “

  GAO, leader of values of integrity and ethics in auditing from Bujar Leskaj